1Njoftimi është i pavlefshëm:
akur akti është njoftuar jo i plotë, me përjashtim të rasteve kur ligji lejon njoftimin me ekstrakt;
bkur në kopjen e aktit të njoftuar mungon nënshkrimi i atij që ka bërë njoftimin;
ckur janë shkelur dispozitat e veçanta mbi personin të cilit duhet t’i dorëzohet kopja;
çkur nuk është bërë afishimi i njoftimit për të pandehurin në gjendje të lirë;
dkur në origjinalin e aktit të njoftuar mungon nënshkrimi i personit që ka marrë përsipër njoftimin, sipas nenit 140 paragrafi 1;
dhkur nuk janë respektuar format për njoftimin me mjete teknike të veçanta dhe që për këtë shkak ai që duhej njoftuar nuk ka ardhur në dijeni të aktit.