1Afatet procedurale caktohen në orë, në ditë, në muaj ose në vite.
2Afatet llogariten sipas kalendarit të zakonshëm.
3Afati i caktuar në ditë, kur ai mbaron në ditë pushimi ose feste, shtyhet deri në ditën pasardhëse të punës ose jofestive.
4Me përjashtim të rasteve kur ligji disponon ndryshe, në afatin e caktuar nuk llogaritet ora ose dita në të cilën fillon të ecë afati. Llogariten ora e fundit ose dita e fundit.
5Afati për bërjen e deklaratave, depozitimin e dokumenteve ose për kryerjen e veprimeve të tjera në gjykatë konsiderohet i mbaruar në momentin kur, sipas rregullit, zyrat mbyllen për publikun.