1Prokurori, i pandehuri, viktima, viktima akuzuese dhe palët private rivendosen në afatin e caktuar kur provojnë se nuk kanë pasur mundësi ta respektojnë afatin për shkak të rastit fator ose të forcës madhore.
2Rivendosja në afat nuk lejohet më shumë se një herë për secilën palë për çdo shkallë të procedimit.
3Kërkesa për rivendosjen në afat paraqitet brenda dhjetë ditëve nga zhdukja e faktit që përbënte rast fator ose forcë madhore. Për kërkesën vendos organi që procedon në kohën e paraqitjes së saj.
4Kundër vendimit që refuzon kërkesën për rivendosje në afat mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve. Gjykata e shqyrton ankimin në dhomë këshillimi brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve.