1Kur vendbanimi i të pandehurit, që rezulton nga aktet, ose banesa e deklaruar a e zgjedhur, është jashtë rrethit ku ka selinë organi procedues, afati për paraqitje zgjatet për aq ditë sa duhen për udhëtim. Në çdo rast, zgjatja e afatit nuk mund të jetë më shumë se tri ditë. Për të pandehurin me banim jashtë shtetit zgjatja e afatit caktohet nga autoriteti procedues, duke mbajtur parasysh largësinë dhe mjetet e komunikacionit që përdoren.
2Këto rregulla zbatohen edhe për afatin e caktuar për paraqitjen e çdo personi tjetër, për të cilin autoriteti procedues ka lëshuar urdhër ose ftesë.