KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 156: Papajtueshmëria me detyrën e dëshmitarit

1Nuk mund të pyeten si dëshmitarë:

apersonat që, për shkak të aftësive të kufizuara fizike ose psikike, nuk janë në gjendje të bëjnë dëshmi të rregullt;

btë pandehurit në një vepër penale të përbashkët ose në një procedim të lidhur, kur ndaj tyre është dhënë vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit të akuzës ose çështjes ose i dënimit, duke përfshirë edhe rastet e gjykimit me marrëveshje dhe të urdhrit penal të dënimit, me përjashtim të rasteve kur vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë;

cata që në të njëjtin procedim kryejnë ose kanë kryer funksionin e gjyqtarit ose të prokurorit;

çi padituri civil dhe personi civilisht përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga i pandehuri.

2Rregulli i parashikuar në shkronjën “b”, të paragrafit 1, nuk gjen zbatim për bashkëpunëtorin e drejtësisë, i cili pyetet në çdo rast në cilësinë e dëshmitarit, sipas nenit 36/a të këtij kodi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment