1Çdo person ka zotësi për të dëshmuar, me përjashtim të atyre që për shkak të të metave mendore ose fizike nuk janë në gjendje të dëshmojnë.
2Kur për vlerësimin e thënieve është i nevojshëm verifikimi i aftësive fizike ose mendore për të bërë dëshmi, gjykata edhe kryesisht mund të urdhërojë verifikimet përkatëse.