KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 158: Përjashtimet nga detyrimi për të dëshmuar

1Nuk janë të detyruar të dëshmojnë:

agjinia ose krushqia e afërt e të pandehurit, sipas përcaktimeve të nenit 16, me përjashtim të rasteve kur kanë bërë kallëzim ose ankim ose kur ata apo një i afërm i tyre janë viktima nga vepra penale;

bbashkëshorti për faktet e mësuara nga i pandehuri gjatë jetës bashkëshortore;

cbashkëshorti i ndarë nga i pandehuri për faktet e mësuara nga i pandehuri gjatë jetës bashkëshortore;

çai që edhe pse nuk është bashkëshort i të pandehurit, bashkëjeton ose ka bashkëjetuar me të;

d ai që është i lidhur me të pandehurin me marrëdhënie birësimi;

1-1Përjashtimi nga detyrimi për të dëshmuar nuk zbatohet kur personat e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni kanë bërë kallëzim ose ankim ose kur ata ose një anëtari familjes së tyre është viktimë e veprës penale.

2Gjykata u bën të njohur personave të mësipërm të drejtën për të mos dëshmuar dhe i pyet ata nëse duan të përfitojnë nga kjo e drejtë. Mosrespektimi i këtij rregulli e bën të pavlefshme dëshminë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment