KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 159: Ruajtja e sekretit profesional

1Nuk mund të detyrohen të dëshmojnë për sa dinë për shkak të profesionit, me përjashtim të rasteve kur kanë detyrimin që t’ua referojnë autoriteteve proceduese:

apërfaqësuesit e besimeve fetare, statutet e të cilëve nuk janë në kundërshtim me rendin juridik shqiptar;

bavokatët, përfaqësuesit ligjorë dhe noterët;

cmjekët, kirurgët, farmacistët, obstetrët dhe kushdo që ushtron një profesion shëndetësor;

çata që ushtrojnë profesione të tjera, të cilëve ligji u njeh të drejtën të mos dëshmojnë për ato që lidhen me sekretin profesional.

2Gjykata, kur ka arsye të dyshojë se pretendimi i bërë nga këta persona për t’iu shmangur dëshmisë nuk ka baza, urdhëron verifikimet e nevojshme. Kur ai rezulton pa baza, gjykata urdhëron që dëshmitari të deponojë.

3Dispozitat e parashikuara nga paragrafi 1 dhe 2 zbatohen edhe për gazetarët profesionistë lidhur me emrat e personave nga të cilët ata kanë marrë të dhëna gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Por, kur të dhënat janë të domosdoshme për të provuar veprën penale dhe vërtetësia e këtyre të dhënave mund të dalë vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit, gjykata urdhëron gazetarin që të tregojë burimin e informacionit të tij.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment