1Kur duhet të pyetet një nëpunës diplomatik ose një i ngarkuar me mision diplomatik jashtë shtetit, për kohën që ndodhen jashtë territorit të shtetit shqiptar, kërkesa për marrjen në pyetje i transmetohet, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, organit diplomatik ose konsullor shqiptar, përveç rasteve kur çmohet e domosdoshme paraqitja e tyre.
2Për marrjen e deponimeve nga nëpunësit diplomatikë të një shteti të huaj të akredituar pranë shtetit shqiptar, respektohen konventat dhe zakonet ndërkombëtare.