1Kur dëshmitari, i thirrur rregullisht, nuk paraqitet në vendin, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm ose të vendosë gjobë deri në masën 30.000 lekë.
2Gjykata mund të revokojë vendimin e dhënë, sipas paragrafit 1 të këtij neni, ose të pakësojë masën e gjobës, kur rezulton se ka pasur shkaqe të arsyeshme.
3Personi i shoqëruar me detyrim nuk mund të mbahet në dispozicion tej kohës së nevojshme për praninë e tij dhe sidoqoftë jo më shumë se njëzet e katër orë.
4Parashikimet e pikave 1, 2 dhe 3 të këtij neni, vlejnë edhe për ekspertin dhe përkthyesin.
5Parashikimet e pikave 1, 2 dhe 3 të këtij neni nuk zbatohen për dëshmitarët e mitur.