1Mendimi i ekspertit jepet me shkrim.
2Kur ekspertët e caktuar janë më shumë se një dhe kanë mendime të ndryshme, secili parashtron me akt të veçantë mendimin e tij.
3Kur faktet janë komplekse dhe eksperti nuk mund të japë përgjigje menjëherë, organi procedues i jep atij një afat jo më të gjatë se gjashtëdhjetë ditë. Kur ka nevojë për verifikime veçanërisht komplekse ky afat mund të zgjatet edhe më shumë se një herë për periudha jo më të gjata se tridhjetë ditë, por pa kaluar afatin maksimal prej gjashtë muajsh.