1Eksperti mund të zëvendësohet kur nuk jep mendimin e vet në afatin e caktuar ose kur kërkesa e zgjatjes nuk është pranuar ose kur neglizhon në kryerjen e detyrës.
2Vendimi i organit procedues për zëvendësimin jepet pasi dëgjohet eksperti. Eksperti i zëvendësuar mund të dënohet me gjobë deri dhjetë mijë lekë.
3Eksperti zëvendësohet edhe kur pranohet kërkesa për përjashtimin e tij.
4Eksperti i zëvendësuar detyrohet të dorëzojë në organin procedues dokumentacionin dhe rezultatet e veprimeve të kryera.