1Këqyrja bëhet në vende të përshtatshme duke respektuar, me sa është e mundur, dinjitetin dhe integritetin personal të atij që këqyret.
2Para se të bëhet këqyrja, personit që do të këqyret i bëhet e njohur e drejta për të kërkuar praninë e një të besuari, me kusht që ky të mund të gjendet menjëherë dhe të jetë i përshtatshëm.
3Këqyrja mund të bëhet edhe me anën e një mjeku me pëlqimin e personit. Në këtë rast organi procedues mund të mos marrë pjesë në veprimin e këqyrjes. Nëse pëlqimi nuk jepet ose personi është i mitur, këqyrja bëhet duke ndjekur procedurën e parashikuar në nenin 201/a të këtij Kodi.