KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 200: Këqyrja e kufomës

1Këqyrja e kufomës bëhet nga organi procedues në prani të mjekut ligjor.

2Për të bërë këqyrjen e kufomës, gjyqtari ose prokurori mund të urdhërojnë zhvarrimin, duke njoftuar një pjesëtar të familjes së të vdekurit për të marrë pjesë, me përjashtim të rasteve kur kjo pjesëmarrje mund të dëmtojë qëllimin e këqyrjes.

Përmbajtja

    • Qellimi i nenit 200 te K.Pr.Penale eshte percaktimi i disa nga rregullave proceduriale specifike qe duhen respektuar gjate veprimit procedurial te keqyrjes se kufomes, si nje nga mjetet per kerkimin e proves.

       

    • Objekti i rregullimit te kesaj norme eshte veprimi procedurial i kerkimit te proves, nepermjet keqyrjes se kufomes ku dyshohet te ndodhen gjurme qe lidhen me mekanizmin e vepres penale, apo te pasojave te lena prej saj, me qellim gjetjen dhe dokumentimin e tyre.

    • Rregullat baze qe percaktojne rastet dhe format e keqyrjes, percaktohen ne nenin 198 te K.Pr.Penale, nderkohe qe ne nenin 200 te ketij Kodi, percaktohen disa rregulla specifike qe lidhen me keqyrjen e kufomes.

      Shpesh ne praktike, kjo keqyrje eshte pjese integrale e keqyrjes se vendit ku ka ndodhur vepra penale, pra ku gjenden gjurme te saj dhe ku padyshim shkaktimi i vdekjes me dhune, eshte pasoja kryesore e saj.

      Ne situata te tilla, eshte e nevojshme paraprakisht te kuptohet nese vepra penale mund te kete ndodhur ne vendin ku kufoma eshte zbuluar, apo ka ndodhur diku tjeter dhe ne varesi te kesaj, te perqendrohet keqyrja ne kerkimin e atyre gjurmeve qe lidhen me kete mekanizem. Ky problem zgjidhet me studimin e rrethanave negative, pra me zbulimin e fakteve te cilat, ne kushtet e vendit te ngjarjes, duhet te egzistonin, por qe ne te vertete mungojne.[1]

      Keqyrja e kufomes synon ne kerkimin e gjurmeve qe jane lene si rrjedhoje e mekanizmit te vepres penale, sic mund te jene mbetjet e qitjes me arme zjarri, mbetje te lena nga perleshja fizike mes autorit dhe viktimes, demtimet qe ka pesuar ky i fundit ne veshjet e tij e me tej, ne prishjen e teresise se struktures anatomike te tij.

      Per te realizuar me efektivitet kete veprim te rendesishem hetimor, eshte percaktuar detyrimi qe keqyrja te kryhet nga organi procedues, gjithnje ne prani te ekspertit te fushes qe ne kete rast eshte mjeku ligjor.

      Prania e mjekut ligjor konsiston ne dhenien e ndihmes per percaktimin saktesisht te demtimeve te verejtura ne trupin e viktimes, sipas stadit kufomor, per te percaktuar kohen e vdekjes, shkakun e mundshem te saj, si dhe kerkimin, fiksimin dhe marrjen e gjurmeve me natyre biologjike, te cilat do t’i nenshtrohen me pas ekzaminimeve perkatese.

      Ne varesi te gjurmeve qe mund te konstatohen gjate kesaj keqyrje, sic mund te jene demtimet ne teshat e viktimes, gjurme te lena si rrjedhoje e zhvendosjes se kufomes, ne keqyrje mund te marre pjese edhe eksperti kriminalist, per me teper kur kjo keqyrje eshte pjese integrale e keqyrjes se vendit te ngjarjes.

      Megjithese dispozita proceduriale nuk percakton rregullat mbi menyren e realizimit te keqyrjes se kufomes, nga pikepamja kriminalistike ky veprim duhet te behet ne baze te nje radhe te caktuar, duke iu referuar fillimisht mjedisit ku gjendet kufoma (marredheniet me objektet e tjera qe e rrethojne ose ndodhen prane saj), pozicionit dhe pozes se saj (qendrimi qe ka kufoma pas vrasjes, pozicioni i pjeseve te ndryshme te trupit ne raport me objektet e tjera dhe me vete pjeset e tjera te trupit), “shtratit te kufomes” (siperfaqja mbi te cilen ndodhet kufoma, ku mund te gjenden prova materiale dhe gjurme te vlefshme si predha, gezhoja etj.), keqyrjes se teshave (gjendja e tyre, demtimet qe kane pesuar, apo lende qe mund te ndodhen ne to) dhe ne fund, keqyrjes se vete kufomes (duke filluar me dukurite kufomore dhe duke vijuar me pershkrimin e demtimeve trupore).[2]

      Si cdo veprim procedurial, edhe keqyrja e kufomes urdherohet nga organi procedues, qe ne fazen e hetimeve paraprake nenkupton organin e prokurorise, ndersa ne fazen e gjykimit, i referohet gjykates qe shqyrton çeshtjen.

      Ne varesi te rrethanave qe mund te lindin gjate fazave te metejshme te procedimit, ligji procedurial ka parashikuar mundesine qe keqyrja e kufomes te kryhet edhe me pas, nepermjet zhvarrimit te tij. Ky zhvarrim mund te urdherohet per te bere te mundur keqyrjen e mevonshme te kufomave ndaj te cilave nuk eshte kryer me pare autopsia, atyre te varrosura pa ditur qe vdekja ka ardhur si rrjedhoje e nje vepre penale, per te provuar ose kontestuar identitetin e viktimes, percaktimit te shkakut te vdekjes, menyres dhe te mekanizmit te demtimit, mundesise se percaktimit te mjeteve te perdorura, apo te intensitetit te demtimit.

      Ne kete rast, ky vendim duhet t’u njoftohet familjareve te cilet kane te drejte te marrin pjese gjate kryerjes se ketij veprimi, por pa e kushtezuar nje gje te tille me dhenien e pelqimitte tyre. Nje detyrim te tille ligjvenesi e ka vendosur me qellim respektimin e kujtimit te viktimes, por edhe si nje garanci proceduriale per trashegimtaret e tij, tashme pale ne proces penal, pas ndryshimeve te bera me ligjin nr.35 date 30.3.2017.

      Vetem ne rastet kur gjyqtari ose prokurori, konstatojne rrethana qe tregojne se pjesemarrja e familjareve, do te demtonte qellimin e keqyrjes, mund te mos lejohet kjo pjesemarrje, por gjithnje duke evidentuar keto rrethana ne vendimin perkates.

      Pavaresisht se dispozita nuk percakton mundesine qe ne nje situate te tille, trashegimtaret e viktimes te asistohen nga nje mbrojtes, prania e ketij te fundit, ne kuptim te nenit 58 te K.Pr.Penale, do te rriste efektivitetin dhe besueshmerine e ketij veprimi te rendesishem hetimor.

      Sipas nenit 58 te K.Pr.Penale, viktimae vepres penale, nder te tjera ka te drejte te kerkoje ne cdo kohe te njihet me aktet dhe provat, pa cenuar parimin e sekretit hetimor, si dhe te kerkoje marrjen e provave nga organi procedues, por nje te drejte te tille nuk e kane trashegimtaret e viktimes.

      Ne kete kuptim, keta te fundit nuk mund tekerkojne kryerjen e nje veprimi te tille hetimor gjate fazes se hetimeve paraprake, por kete te drejte mund ta kerkojne ne kuader te ankimit kunder vendimit te prokurorit per mosfillimin e procedimit penal, apo vendimit te prokurorit ose gjyqtarit te seances paraprake per te pushuar akuzen ose çeshtjen.

      Nenet 198 dhe 200 te K.Pr.Penale percaktojne kuptimin procedurial te keqyrjes, nderkohe qe taktika dhe metodika e ketij veprimi bazohet ne kuptimin qe merr ky veprim ne pikepamjen kriminalistike, pra qe ka te beje me proceduren kriminalistike, te zbatuar ne respektim te dispozitave proceduriale, me qellim konkretizimin dhe rritjen e efektivitetit te ketij veprimi hetimor.[3]

      Me qellim kryerjen e hetimeve te plota dhe nevojes per te grumbulluar gjithshka qe i sherben zbatimit te ligjit penal, ligji i ka njohur te drejten policise gjyqesore qe, nisur nga rrethanat e ngutshmerise, edhe me iniciativen e vete, te kryerje nje veprim te tille hetimor.

      Në nenin 300 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet: (Verifikimet e ngutshme në vend):

      1. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore marrin masa që gjurmët dhe sendet që i përkasin veprës penale të fiksohen e të ruhen dhe që gjendja e vendngjarjes dhe e sendeve të mos ndryshojnë para ndërhyrjes së prokurorit, kur ai ka njoftuar se do të marrë pjesë.
      2. Kur ka rrezik që gjurmët dhe sendet të ndryshojnë ose të humbasin dhe prokurori nuk mund të ndërhyjë urgjentisht, oficerët e policisë gjyqësore kryejnë veprimet hetimore të domosdoshme dhe, kur është rasti, sekuestrojnë provat materiale dhe sendet që lidhen me veprën penale.

      Mund te ndodhe qe nga autorite jenë kryerveprime per te zhdukur, ndryshuar ose lëvizur gjurmet dhe pasojat e vepres penale, ne rastin konkret te kufomes. Ne kete rast, organi procedues përshkruan gjendjen dhe, kur është e mundur, verifikon se si ka qenë ajo para ndryshimeve, si dhe merr masa që të saktësojë mënyrën, kohën dhe shkaqet e të ndryshimeve që mund të kenë ndodhur, duke urdheruar edhe kryerjen e fotografimeve, filmimeve dhe çdo veprimi tjetër teknik dhe duke vijuar veprimtarine hetimore ne kerkimin, gjetjen dhe fiksimin e ketyre gjurmeve.

      Dispozita nuk parashikon, sikunder percaktohet ne rastin e keqyrjes se vendeve apo sendeve, te drejten e te pandehurit qe, kur eshte i pranishem, te njihet me vendimin e organit procedues per kryerjen e keqyrjes se kufomes. Nje e drejte e tille do te respektohet ne rastet kur, per te realizuar kete keqyrje, eshte e nevojshme te kryhet zhvarrimi i kufomes, duke patur me tej te drejten t’u beje pyetje eksperteve, ne kuader te te drejtave te parashikuara ne nenin 34/a te K.Pr.Penale.

      Per dokumentimin e ketij veprimi hetimor do te zbatohen dispozitat proceduriale mbi aktet, te parashikuara ne nenet 98, 99, 100.

      Deri perpara ndryshimeve te bera me ligjin nr.35 date 30.3.2017, ne nenin 116 ishin percaktuar rregullat baze per respektimin e permbajtjes se procesverbalit, rregulla te cilat, perseriteshin ne kete dispozite, por qe ndodheshin te percaktuara ne nenet 99 dhe 100 te ketij Kodi. Me ndryshimet e bera me ligjin nr.35 date 30.3.2017, neni 116 ndryshoi teresisht permbajtjen duke parashikuar menyren e transkiptimit te procesverbaleve te mbajtura me mjete te regjistrimit audio ose audiovizive.

      Kjo risi, i pergjigjet nevojave te kohes, perdorimit te mjeteve te teknologjise se larte te regjistrimit audiovizive, duke njohur mundesine e dokumentimit te nje veprimi te tille hetimor, per aq sa eshte e mundur edhe gjate fazes se hetimeve paraprake.

      Gjithsesi, ne cdo rast, ne procesverbalin e keqyrjes se kufomes, duhet te respektohen rregullat proceduriale te tilla si mbajtja e tij ne gjuhen shqipe (me pasoje pavlefshmerine relative te aktit), tregimin e ores, dites, muajit dhe vitit kur mbahet ky akt, evidentimi i personave pjesemarres ne kete veprim, pershkrimin e te dhenave te perftuara gjate keqyrjes, ku duhet te pasqyrohen me qartesi dhe vertetesi gjithshka e perftuar nga keqyrja.

      Kujtojme qe rregullat mbi pavlefshmerine e akteve proceduriale percaktohen ne nenet 128 dhe 129 te K.Pr.Penale.

      Ne nenin 128/a te K.Pr.Penale jane percaktuar rastet qe bejne aktin procedurial absolutisht te pavlefshem dhe ne referim te kesaj dispozite, mosrespektimi i kerkesave te cituarane nenet 98, 99, 100 dhe 200, nuk e ben veprimin e mesiperm procedurial absolutisht te pavlefshem.

      Ne kete rast, do te kete vend per te diskutuar mbi pavlefshmerine relative te ketij veprimi.

      Sipas situates, nje pretendim te tille i pandehuri duhet ta ngreje perpara se ky veprim te kryhet (neni 129 pika 2 e K.Pr.Penale) dhe nenkupton rastet kur i pandehuri eshte i pranishem gjate keqyrjes. Ne te kundert, i pandehuri ka te drejte te kerkoje pavlefshmerine e ketij akti ne seancen paraprake ose ne seancen gjyqesore perpara se te filloje shqyrtimi gjyqesor, sipas nenit 355 te K.Pr.Penale.

      Ne rastet e kesaj pavlefshmerie, gjykata qe e deklaron ate, mund te urdheroje perseritjen e keqyrjes, nepermjet zhvarrimit, kur eshte e nevojshme, por padyshim, e lidhur ngushte kjo me mundesine e kryerjes se tij.

      Pikerisht per shkak se natyra e ketij veprimi hetimor, mbart shpesh riskun e pamundesise se perseritjes se tij, eshte e domosdoshme qe ne kryerjen e tij te tregohet pergjegjshmeri maksimale, profesionalizem, kujdes dhe vemendje per te vleresuar cdo rrethane, pasi vet kufoma peson me kalimin e kohes ndryshime te tilla qe bejne te pamundur fiksimin e gjurmeve dhe pasojave te vepres penale.

      Si rregull, keqyrja e kufomes paraprin marrjen e nje tjeter prove te rendesishme per procedimin, sic mund te jete ekspertimi mjeko – ligjor, per te percaktuar shkakun e vdekjes dhe mekanizmin e saj,daktiloskopik, traseologjik, balistik, biologjik, kimik, etj..[4]

      Per shkak se tek kufoma e keqyrur mund te ndodhen gjurme apo mikrogjurme pak te dukshme, ose te padukshme me veshtrim te lire, ne keqyrje mund te marre pjese edhe nje specialist i fushes se kriminalistikes, per perdorimin e metodave dhe mjeteve kriminalistike per evidentimin dhe me pas, per marrjen e ketyre gjurmeve.[5]

      Gjurmet, provat materiale, apo sendet e zbuluara gjate keqyrjes se kufomes, pas pasqyrimit me hollesi ne procesverbal, duhet te merren me qellim bashkimin e tyre me provat e tjera, apo per t’ia nenshtruar me pas edhe ekspertimit, sipas fushes perkatese te llojit te gjurmes, apo proves materiale.

      Procesverbali i keqyrjes se kufomes, ne fund duhet te nenshkruhet nga pjesemarresit dhe te pasqyrohen edhe verejtjet qe te pranishmit ne kete veprim mund te kene, si dhe duke e shoqeruar, sipas cmuarjes me fotografime, filmime ose skice.

       

       

      [1]Kriminalistika, autor Prof. dr. Skender Begeja, Ripunim, Tirane 1997, fq.487.

       

      [2]Kriminalistika, autor Prof. dr. Skender Begeja, Ripunim, Tirane 1997, fq.487.

       

      [3]Teksti i Kriminalistikes, autor Vladimir Ikonomi, Tirane, botim i vitit 2017, fq.179.

      [4]Kriminalistika, autor Prof. dr. Skender Begeja, Ripunim, Tirane 1997, fq.584.

      [5]Kriminalistika, autor Prof. dr. Skender Begeja, Ripunim, Tirane 1997.

    • Me hyrjen ne fuqi te Kodit te Procedures Penale, te miratuar me ligjin nr.7905 date 21.3.1995, keqyrja e kufomave si mjet per kerkimin e proves, parashikohej nga kjo dispozite, qe nuk ka pesuar ndryshime qysh nga hyrja ne fuqi e ketij Kodi.

    • Asnjë koment
  • Nisur nga natyra e ketij veprimi, pavaresisht se nderthuret me te drejtat e te pandehurit gjate procedimit, nuk rezulton te kete praktike, raportime, opinione apo vendime te GJEDNJ.

    Respektimi i te drejtave te tille, apo ato qe lidhen me rregullat proceduriale mbi pavlefshmerine e akteve, do te trajtohen ne kuader te se drejtes per nje proces te rregullt ne kuptim te nenit 6 te KEDNJ dhe neneve 31 dhe 32 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

     

    Po keshtu, nuk rezultojne praktika nga Gjykata e Larte qe te kene trajtuar problematika ne lidhje me kete veprim hetimor.

  • Asnjë koment
  • Nisur nga natyra e ketij veprimi, pavaresisht se nderthuret me te drejtat e te pandehurit gjate procedimit, nuk rezulton te kete praktike, raportime, opinione apo vendime te GJEDNJ.

    Respektimi i te drejtave te tille, apo ato qe lidhen me rregullat proceduriale mbi pavlefshmerine e akteve, do te trajtohen ne kuader te se drejtes per nje proces te rregullt ne kuptim te nenit 6 te KEDNJ dhe neneve 31 dhe 32 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

     

    Po keshtu, nuk rezultojne praktika nga Gjykata e Larte qe te kene trajtuar problematika ne lidhje me kete veprim hetimor.

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Kodi i Procedures Penale, i azhornuar me ndryshimet e pesuara me ligjin nr.35 date 30.3.2017;

    Kushtetuta e Republikes se Shqiperise;

    Relacion shpjegues per miratimin e ligjit nr.35/2017;

    Kriminalistika, autor Prof. dr. Skender Begeja, Ripunim, Tirane 1997;

    Teksti i Kriminalistikes, autor Vladimir Ikonomi, Tirane, botim i vitit 2017;

     

     

     

  • Asnjë koment
Sokol Ngresi
Sokol Ngresi