1Kur kërkohet një send i caktuar, organi procedues mund të kërkojë dorëzimin e tij. Në qoftë se sendi dorëzohet, kontrolli nuk bëhet, me përjashtim të rasteve kur pas dorëzimit të sendit ka arsye të bazuara për të besuar se nga kontrolli mund të zbulohen gjurmë apo sende të tjera që lidhen me veprën penale.
2Për të përcaktuar sendet që mund të sekuestrohen ose për të verifikuar rrethana të caktuara të nevojshme për hetimin, organi procedues ose oficerët e policisë gjyqësore të autorizuar prej tij, mund të kontrollojnë veprimet, dokumentet dhe korrespondencën pranë bankave.