1Të pandehurit, kur është i pranishëm, dhe atij që ka në dispozicion vendin u dorëzohet kopja e vendimit të kontrollit, duke e njohur me të drejtën për të kërkuar praninë e një personi të besuar, i cili ndodhet aty dhe është i përshtatshëm, sipas nenit 108, të këtij Kodi, ose mbrojtësit të tij.
2Kur i pandehuri kërkon praninë e mbrojtësit gjatë kryerjes së kontrollit, organi procedues shtyn kryerjen e kontrollit deri në mbërritjen e mbro-jtësit, por jo më shumë se 2 orë nga momenti që mbrojtësi ka marrë dijeni për kontrollin. Gjatë kësaj kohe, organi procedues mund të kufizojë lëvizjen e personit të interesuar dhe personave të tjerë që ndodhen në vendin që do të kontrollohet.
3Shtyrja e kontrollit, sipas paragrafit 2, të këtij neni, zgjat afatin përkatës të parashikuar në paragrafin 4, të nenit 202/a, të këtij Kodi.
4Organi procedues mund të kontrollojë personat e pranishëm, kur çmon se këta mund të fshehin provën materiale ose sendet që i përkasin veprës penale. Ai mund të urdhërojë që të pranishmit të mos largohen para se të mbarojë kontrolli dhe të kthehen forcërisht ata që largohen.
5Kur nuk njihet ose nuk gjendet pronari ose poseduesi i sendit, organi procedues kryen kontrollin në praninë e detyrueshme të mbrojtësit të caktuar kryesisht.