KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 206: Koha për kryerjen e kontrollit të banesës

1Kontrolli në një banesë ose në një vend të mbyllur ngjitur me të nuk mund të fillojë para orës shtatë dhe pas orës njëzet. Në raste të ngutshme organi procedues mund të urdhërojë me shkrim që kontrolli të bëhet tej këtyre caqeve.

Përmbajtja

    • Neni 206 i Kodit të Procedurës Penale duke parashikuar afatet kohore në të cilët duhet të fillojë kontrolli i banesës synon tëgarantojëproporcionalitetin midis cenimit të së drejtës për paprekshmërinë e banesës, jetës private dhe familjaresi dhe domosdoshmërisë për të kryer kontrollin e banesës si një nga mjetet e kërkimit të provës. Kjo për arsye se kontrolli i banesës për efekt të kërkimit të provave materiale apo sendeve që i përkasin veprës penale është vlerësuar se përbën një masë që ndjek një qëllim të ligjshëm,[1] por nga ana tjetër kontrolli duhet të zbatohet në përputhje me garancitë procedurale në mënyrë që të parandalohen veprimet arbitrare[2].

       

      [1]VanRossem kundër Belgjikës, 09.12.2004;DraganPetrovic kundër Serbisë, 18.10.2011;Isildak kundër Turqisë, 30.09.2008.

      [2]Gutsanovi kundër Bullgarisë, 15.10.2013.

      1. Neni 206 i Kodit të Procedurës Penale përcakton kohën e fillimit të kontrollit të banesës ose të një vendi ngjitur me të, çka do të thotë që si rregull për kryerjen e kontrollit të banesës duhet të respektohen afatet kohore të parashikuara në ligj, pasi në referim edhe të praktikës sëGjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nëse nuk respektohet procedura e parashikuar në ligj do të kemi shkelje të nenit 8 të Konventës[1]. Megjithatë, neni 206 i Kodit të Procedurës Penale ka parashikuar edhe përjashtimin nga rregulli i përgjithshëm duke qenë se lejon kryerjen e kontrollit tej afateve kohore në rastet e ngutshme për të evituar mundësinë e zhdukjes së provave materiale apo sendeve që i përkasin veprës penale.

       

      [1]L.M. kundër Italisë, 08.05.2005.

      1. Sipas nenit 206 të Kodit të Procedurës Penale, kontrolli në një banesë ose në një vend të mbyllur ngjitur me të nuk mund të fillojë para orës shtatë dhe pas orës njëzet. Në raste të ngutshme organi procedues mund të urdhërojë me shkrim që kontrolli të bëhet tej këtyre caqeve. Për të përcaktuar nëse jemi apo jo në kushtet e nenit 206 të Kodit të Procedurë Penale duhet të përcaktohet në radhë të parë nëse vendi që do të kontrollohet përfshihet apo jo nëkonceptin e banesës për sa kohë kufizimet që parashikon dispozita i referohen vetëm kontrollit të banesës ose të një vendi ngjitur me të. Referuar edhe praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut “banesa” është një koncept autonom dhe nuk varet nga përkufizimi i ligjit të brendshëm. Nëse një vendbanim do të përbëjë ajo “banesë” (shtëpi) në kuptim të nenit 8 të KEDNJ-së varet nga një sërë rrethanash faktike dhe ekzistenca e një lidhje të veçantë dhe të vazhdueshme me një vend të caktuar.[1] Banesa nuk i referohet vetëm një prone e cila mund të jetë në pronësi apo me qira, por përfshin edhe: një pronë e cila mund t’i përkasë një të afërmi dhe përdoret për një kohë të gjatë, mbi baza vjetore;[2]karvanët dhe banesat e tjera të lëvizshme;[3] një pronë pavarësisht ligjshmërisë së ndërtimit apo zënies së truallit sipas ligjit tëbrendshëm;[4] një pronë e cila në fakt rezulton me qira në emër të dikujt tjetër dhe jo në emër të personit që e përdor banesën;[5] një pronë e cila vazhdon të përdoret nga personi edhe pse ka përfunduar afati i qirasë;[6] një pronë e cila nuk përdoret rregullisht, por shërben si një banesë e dytë apo shtëpi pushimi;[7] një pronë e cila nuk është ndërtuar plotësisht[8]. Po kështu, cenimi i banesës mund të pretendohet edhe nga një person i cili zyrtarisht figuron se jeton në një vend tjetër.[9] Ajo që duhet theksuar në këtë aspekt është fakti se nuk mund të përcaktohet një listë shteruese e vendeve që përfshihen në konceptin e banesës për shkak se praktika e GJEDNJ-së është gjithnjë në zhvillim dhe rrjedhimisht gjykatat në shqyrtimin e kërkesës për lejimin e kontrollit të një vendi duhet të tregohen të kujdesshme në mënyrë që të përcaktojnë nëse jemi përpara kontrollit të banesës apo të një vendi tjetër. Në praktikën e saj GJEDNJ-ja ka përcaktuar se fakti që kontrolli i banesës është lejuar me vendim gjykate nuk përbën domosdoshmërish një garanci kundrejt mbrojtjes së të drejtave sipas nenit 8 të Konventës, pasi rëndësi në këtë aspekt merr edhe fakti nëse gjykata ka shqyrtuar si duhet ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm që justifikon kontrollin.[10]
      2. Sipas praktikës së Gjykatës Evropiane tëtë Drejtave të Njeriut kontrolli i banesës përbën në thelb një ndërhyrje në të drejtën private dhe familjare në kuptim të nenit 8 të Konventës.[11] Për këtë arsye, është e rëndësishme që kontrolli të jetë i ligjshëm[12] dhe proporcional në raport me qëllimin për të cilin ushtrohet[13]. Për të bërë të mundur respektimin e jetës private dhe familjare, në nenin 206 të Kodit të Procedurës Penale është parashikuar se kontrolli i banesës apo i një vendi ngjitur me të nuk mund të fillojë para orës shtatë dhe pas orës njëzet, orar ky i cili duhet të respektohet nga autoriteti që do të kryejë kontrollin për sa kohëështë i parashikuar shprehimisht në ligj. Referuar edhe praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kontrolli i banesës duhet të jetë në përputhje me ligjin, çka do të thotë se duhet të jetë në përputhje me rregullat procedurale dhe garancitë e parashikuara në ligj.[14] Lidhur me kohën e kryerjes së kontrollit duhet pasur parasysh se neni 206 i Kodit të Procedurës Penale përcakton afatet e fillimit të kontrollit dhe jo të përfundimit të tij. Në këtë kuptim, nuk ka asnjë ndalim ligjor që një kontroll banese i cili ka filluar pas orës shtatë dhe para orës njëzet të përfundojë pas orës njëzet dhe përpara orës shtatë pasi në varësi të rrethanave të rastit kontrolli i banesës mund të zgjasë dhe autoriteti që ushtron kontrollin jo vetëm që nuk ka asnjë detyrim që të ndalojë kryerjen e kontrollit të filluar më parë nëse ka kaluar ora njëzet, por as nuk mund ta bëjë një gjë të tillë pasi në këtëmënyrëkrijon mundësinë potenciale qëndërkohë provat materiale apo sendet që i përkasin veprës penale të zhduken. Megjithatë, për të garantuar sa të jetë e mundur respektimin e të drejtës për jetë private dhe familjare, autoriteti që do të ushtrojë kontrollin duhet të marrë masat në mënyrë që, për aq sa është e mundur, kontrolli jo vetëm të fillojë por edhe të përfundojë brenda afateve të parashikuara në nenin 206 të Kodit të Procedurës Penale (p.sh. edhe pse një kontroll i ushtruar në orën 19:55 është parimisht në përputhje me nenin 206 të Kodit të Procedurës Penale për sa kohë konsiderohet para orës njëzet, është e kuptueshme se kontrolli nuk mund të përfundojë brenda pesë minutave dhe për këtë arsye duhet të evitohet zbatimi abuziv i dispozitës).
      3. Të njëjtave rregulla sikurse kontrolli i banesës i nënshtrohet edhe kontrolli i njëvendi të mbyllur ngjitur me banesën për shkak të lidhjes që ekziston midis tyre. Nëse për kontrollin e një vendi të mbyllur ngjitur me banesën nuk do të zbatoheshin të njëjtat rregulla sikurse kontrolli i banesës atëherë neni 206 i Kodit të Procedurës Penale do të humbiste qëllimin e tij. Sipas praktikës gjyqësore italiane, në konceptin e një vendi të mbyllur ngjitur me banesën bën pjesë edhe automjeti i parkuar në banesë për sa kohë që kabina e automjetit nuk ndryshon nga çdo vend tjetër i mbyllur ngjitur me banesën që mund të shërbejë për të fshehur prova materiale apo sende që i përkasin veprës penale.[15]
      4. Neni 206 i Kodit të Procedurës Penale, ka parashikuar edhe përjashtimin nga rregulli i përgjithshëm se kontrolli nuk mund të fillojë para orës shtatë dhe pas orës njëzet pasi në raste të ngutshme organi procedues mund të urdhërojë me shkrim që kontrolli të bëhet tej këtyre caqeve. Urgjenca për kryerjen e kontrolli tej limiteve kohore që parashikon ligji duhet të vlerësohet në momentin e vendimmarrjes dhe jo më pas, çka do të thotë se veprimet e kryera më pas nga policia gjyqësore, e cila mund të tregohet edhe neglizhente, nuk ndikojnë në ligjshmërinë e vendimit të kontrollit i cili është urdhëruar të kryhet tej afateve që parashikon neni 206 i Kodit të Procedurës Penale.[16] Sipas praktikës së Gjykatës së Lartë, nëse nuk provohet gjendja e ngutshme, prova do të konsiderohet e marrë në kundërshtim me ligjin dhe rrjedhimisht do të jetë e papërdorshme.[17]Ndërkohë, në praktikën gjyqësore italiane mbahet qëndrimi i konsoliduar se paligjshmëria e kontrollit nuk ndikon në vlefshmërinë e sekuestros për sa kohë sekuestrohen prova materiale apo sende që i përkasin veprës penale pasi vlefshmëria e sekuestros nuk varet nga modaliteti me të cilin sendet objektivisht të sekuestrueshme janë gjetur dhe sekuestrimi i provave materiale apo sendeve që i përkasin veprës penale është një veprim i detyrueshëm për tu kryer nga policia gjyqësore.[18]

       

      [1]Wintersteindhe të tjerë kundër Francës, 17.10.2013; McKay-Kopecka kundër Polonisë, 19.09.2006.

      [2]Mentes dhe të tjerë kundër Turqisë, 28.11.1997.

      [3]Chapman kundër Mbretërisë së Bashkuar, Dhoma e Madhe, 18.01.2001; Buckley kundër Mbretërisë së Bashkuar, 25.09.1996.

      [4]Winterstein dhe të tjerë kundër Francës, 17.10.2013.

      [5]Prokopovich kundër Rusisë, 18.02.2005.

      [6]McCann kundër Mbretërisë së Bashkuar, 27.09.1995.

      [7]Sagan kundër Ukrainës, 23.10.2018; Demades kundër Turqisë, 01.12.2008; Fägerskiöld kundër Suedisë, 26.02.2008.

      [8]Halabi kundër Francës, 16.05.2019.

      [9]YevgeniyZakhrov kundër Rusisë, 14.03.2017.

      [10]Posevini kundër Bullgarisë, 19.01.2017; Vinks dhe Ribicka kundër Letonisë, 30.01.2020.

      [11]Funke kundër Francës,25.02.1993; Murray kundër Mbretërisë së Bashkuar, 27.08.1991; Chappell kundër Mbretërisë së Bashkuar, 30.03.1989.

      [12]Bostan kundër Moldavisë, 08.12.2020.

      [13]McLeod kundër Mbretërisë së Bashkuar, 23.02.1998.

      [14]L.M. kundër Italisë, 08.05.2005;Panteleyenko kundër Ukrainës, 15.03.2005;Kilyen kundër Rumanisë,25.02.2014.

      [15] Vendimi Nr.952, datë 05.11.1990, Gjykata e Kasacionit Itali.

      [16] Vendimi Nr.2161, datë 22.01.1991, Gjykata e Kasacionit Itali. Në këtë rast gjykata ka vlerësuar të pabazuar pretendimin se vendimi i lejimit të kontrollit tej afateve ligjore (para orës shtatë dhe pas orës njëzet) ishte nul për sa kohë kontrolli ishte ushtruar pesë ditë më pas dhe rrjedhimisht ky fakt dëshmonte se nuk ekzistonte gjendja e urgjencës mbi bazën e të cilës ishte urdhëruar kontrolli tej afateve ligjore.

      [17] Vendimi Nr.180, datë 29.05.2013, GJL.

      [18] Vendimi datë 27.03.1996, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali; Vendimi Nr.15784, datë 29.03.2017, Gjykata e Kasacionit Itali; Vendimi Nr.42010, datë 28.10.2010, Gjykata e Kasacionit Itali; Vendimi Nr.40833, datë 10.10.2007, Gjykata e Kasacionit Itali.

      1. Neni 206 i Kodit të Procedurës Penale është një dispozitë e cila nuk ka pësuar ndryshime pasi nuk është vlerësuar e nevojshme për sa kohë ajo parashikon vetëm kohën e kryerjes së kontrollit të banesës dhe nuk ka ndonjë faktor mbi bazën e të cilit të vlerësohet se kontrolli i banesës duhet lejuar edhe para orës shtatë apo pas orës njëzet për sa kohë ligji ka parashikuar mundësinë që në raste të ngutshme këto caqe mund të tejkalohen.
    • Asnjë koment
    1. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut;

    A.    Raporte, opinion, rekomandime

    1. Udhëzues i nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (fusha penale), azhurnuar më datë 31.12.2020.

    B.     Vendime të Gjykatës Evropiane tëtë Drejtave të Njeriut

    1. Bostan kundër Moldavisë, 08.12.2020;
    2. Vinks dhe Ribicka kundër Letonisë, 30.01.2020;
    3. Halabi kundër Francës, 16.05.2019;
    4. Sagan kundër Ukrainës, 23.10.2018;
    5. YevgeniyZakhrov kundër Rusisë, 14.03.2017;
    6. Posevini kundër Bullgarisë, 19.01.2017;
    7. Kilyen kundër Rumanisë, 25.02.2014;
    8. Winterstein dhe të tjerë kundër Francës, 17.10.2013;
    9. Gutsanovi kundër Bullgarisë, 15.10.2013;
    10. DraganPetrovic kundër Serbisë, 18.10.2011;
    11. Demades kundër Turqisë, 01.12.2008;
    12. Isildak kundër Turqisë, 30.09.2008;
    13. Fägerskiöld kundër Suedisë, 26.02.2008;
    14. McKay-Kopecka kundër Polonisë, 19.09.2006;
    15. M. kundër Italisë, 08.05.2005;
    16. Panteleyenko kundër Ukrainës, 15.03.2005;
    17. Prokopovich kundër Rusisë, 18.02.2005;
    18. VanRossem kundër Belgjikës, 09.12.2004;
    19. Chapman kundër Mbretërisë së Bashkuar, Dhoma e Madhe, 18.01.2001;
    20. McLeod kundër Mbretërisë së Bashkuar, 23.02.1998;
    21. Mentes dhe të tjerë kundër Turqisë, 28.11.1997;
    22. Buckley kundër Mbretërisë së Bashkuar, 25.09.1996;
    23. McCann kundër Mbretërisë së Bashkuar, 27.09.1995;
    24. Funke kundër Francës,25.02.1993;
    25. Murray kundër Mbretërisë së Bashkuar, 27.08.1991;
    26. Chappell kundër Mbretërisë së Bashkuar, 30.03.1989.
    1. Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.
    1. Neni 6i KEDNJ-së;
    2. Kushtetuta;
    3. Kodi i Procedurës Penale.
  • Asnjë koment
  • A.    Vendime të Gjykatës Kushtetuese

    B.     Vendime të Gjykatës së Lartë

    1. Vendimi Nr.180, datë 29.05.2013, GJL;
    2. Vendimi Nr.15784, datë 29.03.2017, Gjykata e Kasacionit Itali;
    3. Vendimi datë 27.03.1996, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali;
    4. Vendimi Nr.42010, datë 28.10.2010, Gjykata e Kasacionit Itali;
    5. Vendimi Nr.40833, datë 10.10.2007, Gjykata e Kasacionit Itali;
    6. Vendimi Nr.2161, datë 22.01.1991, Gjykata e Kasacionit Itali;
    7. Vendimi Nr.952, datë 05.11.1990, Gjykata e Kasacionit Itali.
    1. PaoloTonini, “Manuale di procedura penale”, Quindicesimaedizione, GiuffreEditore;
    2. Commenatario breve alCodice di Procedura Penale, nonaedizione, 2015, WoltersKluwer, CEDAM.
  • Asnjë koment
Nurjeta Tafa
Nurjeta Tafa