1I pandehuri, personi tek i cili janë sekuestruar sendet dhe ai që ka të drejtën e kërkimit të tyre, mund të bëjë ankim në gjykatë, e cila merr vendim të arsyetuar brenda 10 ditëve.
2Kundër vendimit të gjykatës lejohet ankim brenda 5 ditëve. Gjykata e apelit jep vendim të arsyetuar brenda 10 ditëve nga marrja e akteve.
3Ankimi nuk e pezullon zbatimin e vendimit.