KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 213: Kopjet e dokumenteve të sekuestruara

1Organi procedues mund të urdhërojë nxjerrjen e kopjeve të akteve dhe të dokumenteve të sekuestruara, duke kthyer origjinalet dhe kur origjinalet duhet të mbahen urdhëron sekretarinë të lëshojë kopje të vërtetuar.

2Në çdo rast personi ose zyra pranë të cilit është bërë sekuestrimi ka të drejtë të ketë një kopje të procesverbalit të sekuestrimit.

3Kur dokumenti i sekuestruar bën pjesë në një vëllim ose në një regjistër, nga i cili nuk mund të ndahet dhe organit procedues i duhet origjinali, vëllimi ose regjistri qëndron në dispozicion të organit procedues. Sekretari i organit procedues u lëshon të interesuarve, kur ata i kërkojnë, kopje, ekstrakte ose vërtetime të pjesëve të vëllimit a të regjistrit që nuk i janë nënshtruar sekuestrimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment