1Kur nuk është e nevojshme mbajtja e sekuestros për qëllime prove, sendet e sekuestruara i kthehen atij që i takojnë edhe para se të merret vendimi përfundimtar. Kur është e nevojshme, organi procedues urdhëron të sillen sendet e kthyera.
2Gjykata mund të disponojë që kthimi i sendeve të mos bëhet kur, me kërkesën e prokurorit ose të paditësit civil, duhet të mbahet sekuestrimi për të siguruar padinë civile.
3Pasi vendimi merr formë të prerë, sendet e sekuestruara i kthehen atij që i takojnë, përveç rasteve kur vendoset konfiskimi.