1Organi procedues, kur do që të heqë vulat, verifikon nëse ato janë të cenuara ose jo dhe kur konstaton ndryshimin e tyre mban procesverbal. Pasi kryhet veprimi për të cilin është bërë e nevojshme heqja e vulave, sendet e sekuestruara vulosen përsëri, duke vënë pranë vulës datën e veprimit.