1Kundër vendimit që pranon përgjimin mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve nga i interesuari që ka ardhur në dijeni të përgjimit, për shkelje të kritereve të parashikuara në nenin 221.
2Ankimi shqyrtohet në dhomë këshillimi nga gjykata e apelit. Kur ankimi gjendet i bazuar, gjykata e apelit prish vendimin që lejon përgjimin dhe urdhëron fshirjen e çdo materiali të marrë nga përgjimi.