KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 24: Funksionet e prokurorit

1Prokurori ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit, drejton dhe kontrollon hetimet paraprake dhe veprimtarinë e policisë gjyqësore, si dhe kryen vetë çdo veprim hetimor që e çmon të nevojshëm, merr masa për ekzekutimin e vendimeve penale, mbikëqyr ekzekutimin e tyre, si dhe ushtron funksionet e bashkëpunimit gjyqësor me autoritetet e huaja, sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.

2Prokurori ka të drejtë të mos fillojë procedimin, të pushojë akuzën ose çështjen, t’i kërkojë gjykatës pushimin e akuzës ose çështjes, si dhe të kërkojë dërgimin e çështjes në gjyq, sipas rasteve të parashikuara nga ky Kod.

3Prokurori ka të drejtë të lidhë marrëveshje bashkëpunimi, të hartuara në zbatim të nenit 37/a, të këtij Kodi, dhe të dispozitave ligjore të veçanta për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

4Prokurori mund të arrijë një marrëveshje mbi kushtet për pranimin e fajësisë dhe caktimin e dënimit, në përputhje me nenin 406/d e vijues të këtij Kodi.

5Prokurori mund të paraqesë në gjykatë kërkesë për miratimin e urdhrit penal sipas parashikimeve të këtij Kodi.

6Kur nuk është i nevojshëm ankimi i viktimës, ndjekja penale ushtrohet kryesisht.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment