1Funksionet e prokurorit ushtrohen:
anë hetimet paraprake dhe në gjykimet e shkallës së parë, nga prokurorët pranë gjykatave të shkallës së parë;
bnë gjykimet e çështjeve të ankimuara, nga prokurorët pranë gjykatave të apelit dhe pranë Gjykatës së Lartë.
2Në ushtrimin e funksioneve të tij prokurori është i pavarur. Rregullat për mënyrën e ushtrimit të funksioneve nga prokurori parashikohen në ligj.
3Për veprat penale të parashikuara nga neni 75/a, i këtij Kodi, funksionet, sipas nenit 24, të tij, ushtrohen në të gjitha shkallët e gjykimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.