KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 249: Ankimi kundër masave të sigurimit

1Kundër vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurimit, sipas nenit 244 të këtij Kodi, lejohet ankim brenda pesë ditëve nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

1-1Kundër vendimit të gjykatës për vazhdimin, revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit, sipas nenit 248 të këtij Kodi, prokurori, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij mund të bëjnë ankim brenda pesë ditëve.

2Për të pandehurin e ikur afati fillon të ecë nga data e njoftimit të bërë sipas nenit 141.

3Ankimi paraqitet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin, e cila detyrohet që brenda 3 ditëve nga realizimi i njoftimeve të dorëzojë aktet në gjykatën që do të shqyrtojë ankimin.

4Data e caktuar për seancën i njoftohet prokurorit, të pandehurit dhe mbrojtësit të tij të paktën 3 ditë përpara.

5Ankimi shqyrtohet brenda dhjetë ditëve nga marrja në dorëzim e akteve.

6Gjykata vendos, sipas rastit, shfuqizimin, ndryshimin ose miratimin e vendimit, edhe për arsye të ndryshme nga ato që janë parashtruar ose nga ato që tregohen në pjesën arsyetuese të vendimit. Gjykata depoziton vendimin e arsyetuar brenda 10 ditëve.

7Kur vendimi nuk shpallet ose nuk zbatohet brenda afatit të caktuar, akti në bazë të të cilit është marrë masa shtrënguese e humbet fuqinë.

8Kundër vendimit të gjykatës së apelit mund të bëhet rekurs për shkelje të ligjit në Gjykatën e Lartë, brenda kompetencës së saj.

9Me kalimin e gjashtë muajve nga zbatimi i vendimit të arrestit, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit për kohëzgjatjen e paraburgimit.

10Gjykata e Apelit vendos brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga marrja e akteve.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment