1Seanca e vleftësimit zhvillohet me pjesëmarrjen e domosdoshme të prokurorit dhe të mbrojtësit. Kur mbrojtësi i zgjedhur ose i caktuar kryesisht nuk është gjetur ose nuk është paraqitur, gjykata cakton si zëvendësues një mbrojtës tjetër.
2Prokurori tregon shkaqet e arrestimit ose të ndalimit. Pas kësaj gjykata dëgjon të arrestuarin ose të ndaluarin dhe mbrojtësin ose vetëm këtë të fundit, kur i arrestuari a i ndaluari ka refuzuar të paraqitet. Provat e marra në këtë seancë konsiderohen si të marra në gjykim, por, me kërkesën e palëve, ato mund t’i nënshtrohen debatit gjyqësor gjatë shqyrtimit të çështjes në themel.
3Kur del se arrestimi në flagrancë ose ndalimi janë bërë në mënyrë të ligjshme, gjykata merr vendim për vleftësimin e tij. Kur ka kërkesë nga prokurori, gjykata mund të caktojë masë sigurimi. Kundër vendimit të gjykatës lejohet ankim sipas nenit 249 të këtij Kodi.
4Kur arrestimi ose ndalimi nuk është i ligjshëm, gjykata vendos lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit ose të ndaluarit. Kundër vendimit, prokurori mund të bëjë ankim, sipas nenit 249 të këtij Kodi.
5Arrestimi ose ndalimi e humbet fuqinë kur vendimi i gjykatës për vleftësimin nuk është shpallur brenda dyzet e tetë orëve të ardhshme nga çasti në të cilin kërkesa e prokurorit është paraqitur në gjykatë.