1Kur nuk urdhëron lirimin e menjëhershëm, prokurori, brenda dyzet e tetë orëve nga arrestimi ose ndalimi, kërkon vleftësimin e masës në gjykatën e vendit ku është kryer arrestimi ose ndalimi. Mosrespektimi i këtij afati bën që arrestimi ose ndalimi të humbasë fuqinë.
2Gjykata cakton seancën e vleftësimit sa më shpejt duke lajmëruar prokurorin dhe mbrojtësin.