1Prokurori ka për detyrë të heqë dorë kur ekzistojnë arsye njëanësie, për rastet e parashikuara nga neni 17.
2Mbi deklarimin e heqjes dorë vendosin, sipas detyrave përkatëse, drejtuesi i prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë, i prokurorisë pranë gjykatës së apelit, Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Për drejtuesit e prokurorive vendosin drejtuesit e prokurorive të një shkalle më lart.
3Me vendimin që pranon deklarimin e heqjes dorë, prokurori që ka hequr dorë zëvendësohet me një prokuror tjetër.