1Paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga fillimi i zbatimit të tij kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dorëzuar aktet në gjykatë:
atre muaj, kur procedohet për kundërvajtje penale;
bgjashtë muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimumin deri në dhjetë vjet burgim;
cdymbëdhjetë muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
2Paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga dita e dorëzimit të akteve në gjykatë kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dhënë vendimi i dënimit në shkallë të parë:
ady muaj, kur procedohet për kundërvajtje penale;
bnëntë muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum deri në dhjetë vjet burgim;
cdymbëdhjetë muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
3Paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga dita e dhënies së vendimit të dënimit në shkallë të parë kanë kaluar afatet e mëposhtme pa u dhënë vendimi i dënimit në gjykatën e apelit:
ady muaj, kur procedohet për kundërvajtje penale;
bgjashtë muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimumin deri në dhjetë vjet burgim;
cnëntë muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
4Në rastin kur vendimi prishet nga Gjykata e Lartë dhe çështja i dërgohet gjykatës së shkallës së parë ose apelit, si dhe kur vendimi prishet nga gjykata e apelit dhe i dërgohet gjykatës së shkallës së parë, nga dita e dhënies së vendimit të Gjykatës së Lartë apo të apelit, fillojnë përsëri afatet e parashikuara, për secilën shkallë të procedimit.
5Në rast ikje të të pandehurit të paraburgosur, afatet fillojnë të ecin përsëri nga çasti në të cilin ai paraburgoset përsëri.
6Kohëzgjatja tërësore e paraburgimit, duke marrë parasysh edhe zgjatjen e parashikuar nga neni 264 pika 2, nuk mund të kalojë këto afate:
adhjetë muaj, kur procedohet për kundërvajtje penale;
bdy vjet, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum deri në dhjetë vjet burgim;
ctre vjet, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
7Kur në mbarim të afatit të paraburgimit prokurori i komunikon të pandehurit një akuzë të re, për të cilën parashikohen afate më të gjata paraburgimi se ato të akuzës së parë, ai i kërkon gjykatës të caktojë afatin e ri të paraburgimit. Gjykata vendos në seancë gjyqësore pasi të ketë dëgjuar palët.
8Kur akuza e re lidhet me një fakt të ri, që nuk dihej në fillim të procedimit, gjykata cakton një afat të ri, i cili fillon të llogaritet nga e para, ndërsa kur ndryshon vetëm cilësimi ligjor i veprës penale, gjykata cakton masën e sigurimit dhe fillimi i llogaritjes së afatit është ai i masës së mëparshme të sigurimit.