KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 264: Zgjatja e paraburgimit

1Në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, kur është urdhëruar ekspertimi i gjendjes mendore të të pandehurit, afatet e paraburgimit zgjaten për kohën që është caktuar për kryerjen e ekspertimit. Zgjatja vendoset nga gjykata, mbi kërkesën e prokurorit, pasi dëgjohet mbrojtësi. Kundër vendimit mund të bëhet apel ose rekurs i drejtpërdrejtë në Gjykatën e Lartë.

2Gjatë hetimeve paraprake, prokurori mund të kërkojë zgjatjen e afateve të paraburgimit, që janë në mbarim e sipër, kur ekzistojnë nevoja të rëndësishme sigurimi dhe verifikimet veçanërisht komplekse e bëjnë të domosdoshme këtë zgjatje. Gjykata pasi dëgjon prokurorin dhe mbrojtësin merr vendim. Zgjatja mund të bëhet vetëm një herë dhe nuk mund të jetë më shumë se tre muaj.

3Kohëzgjatja e paraburgimit nuk mund të kalojë gjysmën e maksimales së dënimit të parashikuar për veprën penale që procedohet.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment