KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 265: Pezullimi i afateve të paraburgimit

1Afatet e parashikuara nga neni 263 pezullohen me vendim të ankimueshëm të gjykatës:

apër kohën që shqyrtimi gjyqësor është pezulluar ose shtyrë për shkak të veprimeve apo kërkesave të padrejta të bëra nga i pandehuri ose mbrojtësi i tij, përveç rasteve kur kërkesa bëhet për marrjen e provës;

bpër kohën që shqyrtimi gjyqësor është pezulluar ose shtyrë për shkak të mosparaqitjes ose të largimit të një a më shumë mbrojtësve, që lënë pa ndihmë një a më shumë të pandehur.

Përmbajtja

      1. Neni 265 i Kodit të Procedurës Penale synon tëparandalojëveprimet spekulative nëfazën e gjykimit përtë plotësuar afatet e paraburgimit nëpërmjetmënyrave dhe kërkesavetë paligjshme. Afatet e paraburgimit të parashikuara në nenin 263 të Kodit të Procedurës Penale janëlimitet e afateve që duhet të respektohen nga organi procedues dhe që nuk duhet të tejkalohen në asnjë rast pavarësisht shkaqeve të ndryshme të lidhura me veprimtarinë e organit procedues që mund të rezultojnë gjatë gjykimit.Nëmënyrë qëecja e këtyre afateve dhe plotësimi i limiteve ligjore të mos bëhet në mënyrë fiktive ligji ka parashikuar institutin e pezullimit tëafateve tëparaburgimit për kohën që shqyrtimi gjyqësor pezullohet apo shtyhet si pasojë e kërkesave të padrejta apo lënies pa ndihmë të të pandehurit nga mbrojtësi i tij.
      1. Neni 265 i Kodit të Procedurës Penalepërcakton rastet në të cilat gjykata mund të vendosë pezullimin e afateve të paraburgimit dhe konkretisht: 1) për kohën që shqyrtimi gjyqësor është pezulluar ose shtyrë për shkak të veprimeve apo kërkesave të padrejta të bëra nga i pandehuri ose mbrojtësi i tij; 2) për kohën që shqyrtimi gjyqësor është pezulluar ose shtyrë për shkak të mosparaqitjes ose largimit të një a më shumë mbrojtësve, që lënë pa ndihmë një a më shumë të pandehur. Sipas kësaj dispozite rezulton se pezullimi i afateve të paraburgimit vendoset për shkaqe qe kanë të bëjnë me sjelljen e të pandehurve e mbrojtësve të tyre dhe jo me ato të organit të akuzës apo të gjykatës.
      1. Në pikën 1 të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale përcaktohet se afatet e parashikuara nga neni 263 pezullohen mevendim të ankimueshëm të gjykatës. Nga përmbajtja e këtij parashikimi rezulton se në rast të pezullimit të afateve të paraburgimit gjykata duhet të shprehet domosdoshmërish me vendim pasi pezullimi nuk mund të jetë efekt i nënkuptuar i shtyrjes së seancës. Për sa kohë pezullimi i afateve të paraburgimit është i lidhur drejtpërsëdrejti me lirinë e të pandehurit vendimmarrja për pezullimin e këtyre afateve duhet të realizohet në mënyrë të shprehur nga ana e gjykatës. Nëse vendimi i ndërmjetëm për shtyrjen e seancës nuk shoqërohet me vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit atëherë nuk mund të pretendohet se afatet e paraburgimit janë pezulluar edhe nëse shtyrja e seancës ka ardhur si pasojë e veprimeve apo kërkesave të padrejta të bëra nga i pandehuri ose mbrojtësi i tij apo si pasojë e lënies së të pandehurit pa ndihmë nga mbrojtësi i tij.
      2. Fakti që pezullimi i afateve të paraburgimit duhet të realizohet domosdoshmërish me vendim përbën një garanci procedurale për të pandehurin pasi në këtë mënyrë nuk kadyshime lidhur me faktin nëse janë pezulluar apo jo afatet e paraburgimit dhe nga ana tjetër gjykata është e detyruar që të japë arsyet për pezullimine afateve të paraburgimit. Ky detyrim buron shprehimisht nga pika 3 e nenit 112 të Kodit të Procedurës Penale sipas të cilit vendimi dhe urdhri arsyetohen, ndryshe janë të pavlefshëm.Në këtë kuptim gjykata do të duhet të arsyetojë se përse kërkesa apo veprimi i bërë nga i pandehuri/mbrojtësi i tij konsiderohet e padrejtë ose përse mosparaqitja apo largimi i mbrojtësit, duke lënë pa ndihmë të pandehurin, është pa shkaqe të ligjshme duke qenë se si rrjedhojë e një vlerësimi të tillë vendoset edhe pezullimi i afateve të paraburgimit. Nëse gjykata nuk arsyeton vendimmarrjen e saj atëherë vendimi i ndërmjetëm për pezullimin e afateve të paraburgimit do të jetë i pavlefshëm dhe rrjedhimisht nuk do të ketë efekt për pezullimin e afateve të paraburgimit.
      3. Garancia tjetër procedurale që ka parashikuar neni 265 i Kodit të Procedurës Penale është fakti se vendimi i ndërmjetëm i gjykatës për pezullimin e afateve të paraburgimit ështëvendim i ankimueshëm. Një parashikim i tillëshërben për të evituar qëndrimet joligjore në mënyrë që pezullimi i afateve të paraburgimit të mos keqpërdoretnga gjykata për të parandaluar plotësimin e afateve të paraburgimit. Për sa kohë pezullimi i afateve të paraburgimit ndikon drejtpërsëdrejti në kufizimin e lirisë së të pandehurit është e domosdoshme që ky i fundit të ketë të drejtën që një vendimmarrje e tillë e gjykatës t’i nënshtrohet kontrollit nga një gjykatë më e lartë e cila verifikon nëse afatet e paraburgimit janë pezulluar për ato shkaqe të posaçme të parashikuara në ligj dhe jo për të tjera arsye, tej atyre që përcakton neni 265 i Kodit të Procedurës Penale.
      4. Sipas përmbajtjes sëpikës 1 të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale rezulton se ligji ka parashikuar të drejtën e ankimit vetëm në rastin kur gjykata me vendim pezullon afatet e paraburgimit dhe jo edhe në rastin kur gjykata mund të vendosë mospranimin e kërkesës së prokurorit për pezullimin e afateve të paraburgimit. Në një rast të tillë, edhe pse potencialisht prokurori do të kishte interes në ankimin e vendimit për sa kohë që vendimmarrja e gjykatës lidhur me mospranimin e kërkesës për pezullimin e afateve të paraburgimit do të ndikonte drejtpërsëdrejti në ecjen e afateve dhe mundësinë e plotësimit të afatit maksimaltë paraburgimit, legjislatori në mënyrë indirekte ka vlerësuar që ky vendim të mos jetë i ankimueshëm.Duke qenë se neni 265 i Kodit të Procedurës Penale ka parashikuar të drejtën e ankimit vetëm për vendimin me të cilin janë pezulluar afatet e paraburgimit, atëherë vendimi për mospranimin e kërkesës për pezullimin e afateve të paraburgimit do të cilësohet si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim dhe jo një vendim ndaj të cilit mund të bëhet ankim së bashku me vendimin përfundimtar. Referuar edhe autonomisë së fazave procedurale për të cilat janë parashikuar afatet e paraburgimit në nenin 263 të Kodit të Procedurës Penale, ankimi së bashku me vendimin përfundimtar nuk do të kishte asnjë efekt për sa kohë me dhënien e vendimit të dënimit nga shkalla e parë fillojnë të ecin afatet e paraburgimit për gjykimin në apel ndërkohë që pezullimi i referohet afatit të paraburgimit brenda fazës procedurale në të cilën verifikohet shkaku i pezullimit.
      5. Vendimi për pezullimin e afateve të paraburgimit është një vendim i ankimueshëm veçmas dhe jo së bashku me vendimin përfundimtar. Interesi i të pandehurit për të ankimuar vendimin e pezullimit të afateve të paraburgimit lidhet me faktin se nëse gjykata më e lartë vlerëson se vendimmarrja për pezullimin e afateve të paraburgimit nuk është e bazuar atëherë afati i paraburgimit i pezulluar do të duhet të llogaritet në kohëzgjatjen e paraburgimit dhe nëse eventualisht afati maksimal për fazën përkatëse të procedimiti parashikuar në nenin 263 të Kodit të Procedurës Penale është plotësuar i pandehuri duhet të lirohet menjëherë nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor. Për këtë arsye, në mënyrë që ankimi ndaj vendimit të pezullimit të jetë i efektshëm ai duhet të ushtrohet veçmas dhe jo së bashku me vendimin përfundimtar. Fakti që vendimi i pezullimit të afateve të paraburgimit është një vendim i ankimueshëm veçmas pasjellë detyrimin e gjykatës për t’ia njoftuar këtë vendimmarrje të pandehurit i cili nuk ka qenë i pranishëm nëseancën në të cilën është vendosur pezullimi i afateve të paraburgimit apo mbrojtësit të tij.
      6. Neni 265 i Kodit të Procedurës Penale ka parashikuar se pezullimi i afateve të paraburgimit bëhet me vendim tëankimueshëm të gjykatës, por nuk ka parashikuar ndonjë afat tëposaçëm për ankimin e vendimit. Lidhur me këtë aspekt,në VendiminUnifikues6, datë 11.11.2003, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë shprehur se: “Megjithëse në dispozitë nuk ështëpërcaktuar afati kohor i ankimit, bazuar në nenin 415 të K.Pr.P., por edhe në dispozita të tjera që rregullojnë raste tëankimimeveveçmas të vendimeve tëndërmjetme tëgjykatës, Kolegjet çmojnë se afati i ankimit kundër vendimit të pezullimit do të jetë 10 ditë, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes ose njoftimit të vendimit. Vetë ankimi kundër vendimit nuk pezullon gjykimin e çështjes në themel”. Aktualisht neni 415 i Kodit të Procedurës Penale është ndryshuar me ligjin Nr.35/2017 dhe afati i ankimit nuk ështëmë 10 ditë por është 15 ditë.[1] Për këtë arsye, në zbatim të sentencës unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ndaj vendimit të pezullimit të afateve të paraburgimit mund të bëhet ankim brenda një afati 15 ditor i cili fillon të përllogaritet nga e nesërmja e shpalljes ose njoftimit të vendimit.
      7. Ankimi ndaj vendimit të pezullimit të afateve të paraburgimitnuk pezullon gjykimin e çështjes në themel, por vendimmarrja e gjykatës më të lartë do të ketë efekt në përllogaritjen e afateve të paraburgimit. Nëse vendimi i ndërmjetëm i gjykatës për pezullimin e afateve të paraburgimit ështëprishur nga gjykata më e lartë dhe pezullimi është vlerësuar i pabazuar atëherë afati i pezullimit duhet të llogaritet në kohëzgjatjen e paraburgimit dhe nëse afati i paraburgimit për fazën përkatëse tëprocedimitështë plotësuar atëherë i pandehuri duhet të lirohet. Megjithatë, duhet pasur parasysh se një vendimmarrje e tillë ka efekt për sa kohë gjykata e shkallës së parënuk është shprehur me vendim përfundimtar pasi nëse është dhënë ndërkohë vendimi i dënimit atëherë kanë filluar të ecin afatet e reja tëparaburgimit për gjykimin në apel.
      8. Afatet e paraburgimit janëindividualedhe nëse në gjykim janë dy apo më shumë të pandehurpezullimi i afateve të paraburgimit duhet të aplikohet vetëm për të pandehurin për të cilin rezulton një ndër shkaqet e pezullimit të parashikuar në nenin 265 të Kodit të Procedurës Penale. Nëse kërkesa e padrejtë në kuptim të shkronjës “a” të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale është një kërkesë e përbashkët e të gjithë të pandehurve në gjykim ose mbrojtësve të tyre, apo nëse të gjithë të pandehurit në gjykim kanë mbetur pa ndihmën e mbrojtësve të tyre për shkak të mosparaqitjes apo largimit tëkëtyre të funditnë kuptim të shkronjës “b” të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale, atëherë pezullimi i afateve të paraburgimit do të vendoset për të gjithë të pandehurit. Edhe pse vendimmarrja e gjykatës për pezullimin e afateve të paraburgimit mund të jetë një e vetme, në vendimin e saj gjykata duhet të arsyetojëshkaqet e pezullimit për secilin prej të pandehurve dhe të disponojë pezullimin e afateve të paraburgimit në mënyrë të shprehur për secilin prej të pandehurve dhe jo në mënyrë të përgjithshme.
      9. Pezullimi i afateve të paraburgimit duhet të realizohetpërpara se afatet e paraburgimit të plotësohen pasi gjykata nuk mund të vendosë pezullimin e një afati i cili tashmë ka mbaruar dhe si rrjedhojë paraburgimi e ka humbur fuqinë e tij. Për këtë arsye, nëçdo rast vendimmarrja për pezullimin e afateve të paraburgimit duhet të jetë më parë në kohë se sa përfundimi i afatit të paraburgimit për fazën përkatëse procedurale pasi në rast se është maturuar e drejta e të pandehurit për lirimin e menjëhershëm si pasojë e shuarjes së masës së sigurimit për shkak të plotësimit të afatit të paraburgimit çdo vendim lidhur me pezullimin e këtij afati do të ishte i paefektshëm.[2] Vendimi për pezullimin e afateve të paraburgimit mund të merret edhe nga një trup gjykues i ndryshëm nga ai i cili po gjykonte çështjen në momentin e verifikimit të shkakut të pezullimit, por me kushtin që afati i paraburgimit që kërkohet të pezullohet të mos jetë plotësuar ende.[3]
      10. Vendimi i pezullimit tëafateve të paraburgimit i sjell efektet e tij qënë momentin e vendimmarrjes dhe i shtrin efektet e tij deri në ditën paraardhësetëditës në të cilën është caktuar seanca gjyqësore e radhës, çka do të thotë se dita në të cilën është caktuar seanca e radhës nuk përfshihet në llogaritjen e afatit të pezulluar pasi në këtëditë rifillon veprimtaria gjyqësore dhe rrjedhimisht nuk ka arsye që afati i paraburgimit të vazhdojë të jetë i pezulluar.[4] Në rast se edhe seanca gjyqësore e radhës duhet të shtyhet për shkak të ndonjë kërkese të padrejtë të bërë nga i pandehuri ose mbrojtësi tij, apo për shkak të mosparaqitjes ose largimit sërish të mbrojtësit të pandehurit atëherë do të jemi përpara një shkaku të ri të pezullimit të afateve të paraburgimit dhe gjykata duhet të realizojë njëvendimmarrje të re për pezullimin duke parashtruar edhe arsyet përkatëse.
      11. Në praktikën gjyqësore është shtruar për diskutim çështja nëse afati i paraburgimit i pezulluar me vendim gjykate sipas nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale duhet të llogaritet apo jo në kohëzgjatjen tërësore të paraburgimit sipas nenit 263 të Kodit të Procedurës Penale. Lidhur me këtë aspekt, në Vendimin Unifikues6, datë 11.11.2003, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë arritur në përfundimin se afatet e paraburgimit të pezulluara me vendim të gjykatësnuk duhet të llogaritennë kohëzgjatjen tërësore të paraburgimit.[5]Pezullimi ështëndërprerje e afateve për shkaqe të parashikuara shprehimisht në ligj dhe sipas tëdrejtës penale, këto afate rifillojnë pasi tëketë mbaruar, ose të jetë hequr shkaku i pezullimit, dhe vazhdojnëpërpjesën e paplotësuartë tyre. Kur gjykata disponon përnjë nga shkaqet që ligji parashikon për pezullim të afateve të paraburgimit, këto afate nuk ecin, por rifillojnë pas heqjes së pezullimit. Kjo do tëthotë, se vetë afati maksimal i paraburgimit nuk tejkalohet proceduralisht, por koha fizike e paraburgimit mund të jetë më e gjatë se afati tërësor.[6] Në këtë aspekt neni 265 i Kodit të Procedurës Penale nuk ka asnjë parashikim lidhur me efektet e pezullimit të afateve të paraburgimit apo afatin maksimal të kohës fizike të paraburgimit tej afatit tërësor të paraburgimit të parashikuar në nenin 263 të Kodit të Procedurës Penale.[7]
      12. Neni 265 i Kodit tëProcedurës Penaleështë i zbatueshëm jo vetëm në rastet kur i pandehuri është në masën e sigurimit “arresti në burg”, por edhe në rastet kur ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arresti në shtëpi”. Për efekt të kohëzgjatjes së masave, arresti në shtëpi barazohet me arrestin në burg dhe për sa kohë në paragrafin e katërt të nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin. Për këtë arsye, duke qenë se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë të njëjtat rregulla dhe afate të parashikuara në nenin 263 të Kodit të Procedurës Penale, instituti i pezullimit të afateve të paraburgimit është i zbatueshëm edhe në rastet kur i pandehuri është nëmasën e sigurimit arresti në shtëpi, qëndrim ky i pranuar edhe në praktikën e Gjykatës së Lartë.[8]
      13. Sipas shkronjës “a” të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale afatet e paraburgimit pezullohen me vendim tëankimueshëm të gjykatës për kohën që shqyrtimi gjyqësor është pezulluar ose shtyrë për shkak të veprimeve apo kërkesave të padrejta të bëra nga i pandehuri ose mbrojtësi i tij, përveç rasteve kur kërkesa bëhet për marrjen e provës. Sipas këtij parashikimi rezulton se dispozita referon nëveprimin apo kërkesëne të pandehurit ose mbrojtësit të tij dhe për të vlerësuar nëse jemi apo jo në kushtet e pezullimit të afateve të paraburgimit duhet të vlerësohet nëse veprimi/kërkesa bazohet nëshkaqe personale apo në shkaqe të parashikuara në ligj dhe që justifikohen nga interesi publik për një proces të rregullt dhe të drejtë.
      14. Pezullimi i afateve të paraburgimit nuk është i lidhur me pezullimin e gjykimit dhe pezullimi duhet të vendoset vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 265 të Kodit të Procedurës Penale.Pezullimi i gjykimit si pasojë e referimit të një norme në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të pasjellë pezullimin e afateve të paraburgimit as në rastet kur shkak për referimin është bërë njëkërkesë e të pandehurit. Kjo për arsye se kërkesa e të pandehurit përbën vetëm një impuls për ushtrimin nga ana e gjykatës të detyrës sësaj dhe fakti që gjykata ka referuar një normë të caktuar në Gjykatën Kushtetuese, qoftë edhe mbi kërkesën e të pandehurit, do të thotë se ajo ka vlerësuar që kërkesa nuk është haptazi e pabazuar.[9]
      15. Si rregull, paraqitja e një kërkese për përjashtimin e trupit gjykues nuk përbën shkak për pezullimin e gjykimit dhe rrjedhimisht nuk përbën as shkak për pezullimin e afateve të paraburgimit, përveçse kur vlerësohet ndryshe.[10] Megjithatë, nëse kërkesa për përjashtim është bërë menjëherë përpara realizimit të vendimmarrjes së gjykatës duke ndikuar në këtë mënyrë ne pezullimin e veprimtarisë proceduralepër shkak se si pasojë e kërkesës për përjashtim gjykata nuk mund të procedojë me shpalljen e vendimit, gjykata mund të vendosëpezullimin e afateve të paraburgimit.[11] Do të jemi në kushtet e pezullimit të afateve të paraburgimit edhe në rast se ndaj vendimit mbi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit bëhet rekurs nëGjykatën e Lartë dhe mbrojtja e tëpandehurit kërkon shtyrjen e seancës deri në pritje të vendimit nga gjykata më e lartë duke qenë se shtyrja e seancës nuk është e detyrueshme por bazohet në kërkesën e të pandehurit.[12]
      16. Në shkronjën “a” të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale është parashikuar edhe një përjashtim nga rregulli pasi ligji nuk lejon pezullimin e afateve të paraburgimit për kohën që shqyrtimi gjyqësor është pezulluar ose shtyrë për shkak të kërkesës së bërë nga i pandehuri apo mbrojtësi i tij për marrjen e provës. Garantimi i mundësisë së të pandehurit për paraqitjen e provave në proces është element thelbësor i procesit të rregullt dhe ligjor dhe rrjedhimisht kjo e drejtë e të pandehurit nuk mund të frenohet me mundësinë e pezullimit të afatevetë paraburgimit. Nga ana tjetër, fakti që i pandehuri apo mbrojtësi i tij mund të kërkojnë marrjen e një prove e cila nuk është kërkuar më parë nuk bën që kërkesa të cilësohet e padrejtë në kuptim të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale dhe rrjedhimisht të pasjellë pezullimin e afateve të paraburgimit. Në paragrafin e tretë të nenit 356 të Kodit të Procedurës Penale është parashikuar shprehimisht se lejohet marrja e provave që nuk janë kërkuar paraprakisht kur pala që i kërkon pretendon se nuk ka patur mundësi t’i kërkonte. Në këtë kuptim, nëse i pandehuri apo mbrojtësi i tij bëjnë një kërkesë për marrjen e një prove të re i takon gjykatës të vlerësojë nëse është apo jo në kushtet e nenit 356/3 të Kodit të Procedurës Penale dhe rrjedhimisht të lejojë apo jo marrjen e provës. Nëse gjykata lejon marrjen e një prove që nuk është kërkuar më parë do të thotë se i pandehuri apo mbrojtësi i tij nuk kanëpatur mundësi ta kërkonin atë më parë ndaj dhe kërkesa e tyre nuk mund të cilësohet e padrejtë. Në të kundërt, nëse gjykata vlerëson se kërkesa nuk është e bazuar dhe nuk plotësohet kriteri i parashikuar në nenin 356/3 të Kodit të Procedurës Penale, atëherë gjykata me vendim të ndërmjetëm duhet të refuzojë marrjen e provës dhe të vazhdojë me gjykimin. Për sa kohë që nuk kemi shtyrje apo pezullim të shqyrtimit gjyqësor nuk mund të jemi në kushtet e pezullimit të afateve të paraburgimit.As situata eventuale ku edhe pse kërkesa e të pandehurit për marrjen e provës nuk duhet të pranohet për shkak se ka pasur mundësi të kërkonte atë më parë dhe nuk e ka kërkuar, por gjykata gjithsesi vendos që të pranojë kërkesën, nuk mund të justifikojë pezullimin e afateve të paraburgimit pasi neni 265 i Kodit të Procedurës Penale ka një ndalim të shprehur duke mos lejuar pezullimin e afateve të paraburgimit në rastet kur shqyrtimi gjyqësor është pezulluar apo shtyrë për marrjen e një prove.
      17. Sipas shkronjës “b” të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale afatet e paraburgimit pezullohen me vendim të ankimueshëm të gjykatës përkohënqëshqyrtimigjyqësorështëpezulluaroseshtyrëpërshkaktëmosparaqitjes ose të largimit të një a më shumë mbrojtësve, që lënë pa ndihmë një a më shumë të pandehur. Ky parashikim është analog me nenin 303, shkronja “b”, të Kodit të Procedurës Penale Itali (formulimi është i njëjtë me shkronjën “b” të nenit 265 të Kodit tonë të Procedurës Penale) dhe në praktikën gjyqësore italiane është pretenduar antikushtetueshmëria e dispozitës në pjesën ku nuk parashikohet pezullimi i afateve të paraburgimit në rastet e revokimit të mbrojtësit nga i pandehuri. Një pretendim i tillë nuk është pranuar nga Gjykata Kushtetuese Itali e cila ka arsyetuar se revokimii mbrojtësit/mbrojtësve nga i pandehuri mund të barazohet në efektet e saj me “lënien e mbrojtjes”.[13] Në fakt, nëse pezullimi i afateve të paraburgimit do të lidhej vetëm me rastet e lënies së mbrojtjes me iniciativën e mbrojtësit dhe jo edhe me rastin kur mbrojtësi nuk mund të realizojë mbrojtjen për shkak të iniciativës së të pandehurit për të revokuar mbrojtësin apo mbrojtësit e tij atëherë do të kishim një trajtim të ndryshëm të dy situatave që sjellin pasoja të njëjta nga ana procedurale. Një qëndrim i tillë do t’i jepte të pandehurit mundësinë që të mbante nën kontroll të vazhdueshëm procesin duke revokuar në vazhdimësi mandatet e mbrojtësit/mbrojtësve dhe duke përfituar në këtë mënyrë nga plotësimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që kjo është pikërisht ajo që synon të parandalojë neni 265 i Kodit të Procedurës Penale.
      18. Në praktikën gjyqësore italiane është pranuar se edhe në rastet kur mbrojtësi nuk paraqitet në seancë si pasojë e bojkotimit të seancave për shkaqe të ndryshme, njoftuar edhe nga dhoma përkatëse e avokatisë, pezullimi i afateve të paraburgimit është i ligjshëm duke qenë se gjithsesi plotësohet kriteri i “mosparaqitjes së mbrojtësit” duke lënë pa ndihmë të pandehurin dhe duke pasjellë në këtë mënyrë shtyrjen e seancës.[14] Në rastet kur i pandehuri ka revokuar mbrojtësin e tij dhe është proceduar me caktimin e një mbrojtësi kryesisht, kërkesa e mbrojtësit të caktuar kryesisht për tu njohur me aktet nuk mund të pasjellëpezullimin e afateve të paraburgimit.[15] Nga ana tjetër, nëse i pandehuri ka dy mbrojtës të zgjedhur dhe revokon mbrojtësin i cili është i pranishëm në seancë ndërkohë që mbrojtësi tjetër nuk është paraqitur për shkaqe të ligjshme, do të jemi në kushtet e pezullimit të afateve të paraburgimit për sa kohë do të procedohet me shtyrjen e seancës.[16]

       

      [1] Paragrafi i parë i nenit 415 të Kodit të Procedurës Penale, i ndryshuar me ligjin Nr.35/2017, parashikon se: “Përveç rasteve të parashikuara ndryshe në këtë Kod, afati për të bërë ankim është pesëmbëdhjetë ditë. Ky afat fillon nga dita e nesërme e shpalljes ose njoftimit të vendimit”.

      [2] Vendimi Nr.652, datë 07.02.1992, Gjykata e Kasacionit Itali.

      [3]Vendimi Nr.249157, datë 15.12.2010, Gjykata e Kasacionit Itali.

      [4] Vendimi Nr.501, datë 12.08.2003, Gjykata e Kasacionit Itali.

      [5] Për të arritur në këtë përfundim, Kolegjet kanë arsyetuar se: “Kolegjet kanë parasysh vetë përcaktimin e dispozitës së nenit 263, pika 6 të K.Pr.P., e cila i referohet në kohëzgjatjen tërësore, bashkimit të afateve të paraburgimit për çdo fazë të procedimit, duke i shtuar edhe maksimumin e zgjatjes së këtij afati me tre muaj gjatë hetimit paraprak. Pra, po të mblidhen afatet e paraburgimit për çdo fazë të procedimit, shtuar edhe zgjatjen e tyre artimetikisht, rezultojnë afatet tërësore të kohëzgjatjes së paraburgimit që parashikon dispozita. Nga ana tjetër, vetë neni 263 i K.Pr.P. nuk ka përfshirë në kohëzgjatjen e afateve, rastet e pezullimit të tyre, të cilat parashikohen nga neni 265 i K.Pr.Penale. Në qoftë se ligjvënësi do ta kishte për qëllim një gjë të tillë, atëherë ai do shprehej duke ju referuar dispozitës në fjalë, gjë që s’e ka bërë”.

      [6] Ky qëndrim është mbajtur gjerësisht në praktikën gjyqësore: Vendimi Nr.38, datë 03.11.2010, KPGJL, në të cilin Gjykata ka arsyetuar se: “...në kushtet e pamundësisë procedurale për të llogaritur afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit për secilin të gjykuar, çmohet që çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila në llogaritjen e afateve duhet të ketë parasysh përllogaritjen e afatit të kohëzgjatjes së paraburgimit për secilin nga kërkuesit, duke mos llogaritur në këtë afat vetëm datat për të cilat gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit, konform detyrimeve të përcaktuara nga neni 265 i K.Pr.Penale...”.

      [7]Në ndryshim nga neni 265 i Kodit tonë të Procedurës Penale, paragrafi 6 i nenit 304 të Kodit të Procedurës Penale të Italisë ka parashikuar se pavarësisht pezullimit të afateve të paraburgimit, gjithsesi afati i paraburgimit nuk mund të tejkalojë dyfishin e afateve të paraburgimit që parashikohen në nenin 303 të Kodit.

      [8] Vendimi Nr.592, datë 04.07.2007, KPGJL, në të cilin Gjykata ka arsyetuar se: “Në rastin konkret masa e sigurimit “arrest në shtëpi” është dhënë me vendimin datë 23.11.2005, ndërsa kërkesa për shuarje të kësaj mase është gjykuar më datën 13.12.2006, pra pas 12 muajve e 20 ditë, por siç rezulton nga aktet dhe pranohet edhe nga të dy gjykatat, gjatë gjykimit të çështjes janë pezulluar afatet e kohëzgjatjes së kësaj mase sigurimi për periudhën prej 3 muaj e 4 ditë, çka do të thotë se në kohën kur është gjykuar kërkesa ai kishte vuajtur vetëm 9 muaj e 16 dite “arrest në shtëpi”, pra nuk ishte mbushur afati 12 mujor siç kërkon ligji”. Në praktikën gjyqësore italiane është vlerësuar i paligjshëm pezullimi i afateve të masave të tjera të sigurimit sikurse detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore pasi pezullimi nuk gjen zbatim të masat e tjera të sigurimit. Vendimi Nr.255902, datë 25.06.2013, Gjykata e Kasacionit Itali.

      [9] Vendimi Unifikues Nr.219, datë 06.07.1990, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [10] Në paragrafin e dytë të nenit 22 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet se: “Gjykata mund të pezullojë përkohësisht çdo veprimtari procedurale ose ta kufizojë atë në kryerjen e veprimeve të ngutshme”.

      [11] Vendimi Unifikues Nr.222046, datë 26.06.2002, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [12] Vendimi Nr.258495, datë 26.09.2013, Gjykata e Kasacionit Itali.

      [13] Vendimi Nr.199, datë 06.06.2001, Gjykata Kushtetuese Itali.

      [14] Vendimi Nr.242628, datë 09.12.2008, Gjykata e Kasacionit Itali; Vendimi Nr.569, datë 23.11.2000, Gjykata e Kasacionit Itali; Vendimi Nr.277, datë 27.01.1993, Gjykata e Kasacionit Itali; Vendimi Nr.468, datë 12.11.1992, Gjykata e Kasacionit Itali;

      [15] Në nenin 304, shkronja “a”, të Kodit të Procedurës Penale të Italisëështë parashikuar shprehimisht se afatet e paraburgimit nuk mund të pezullohen për kohën që i është dhënë mbrojtjes.

      [16] Vendimi Nr.186, datë 26.10.2004, Gjykata e Kasacionit Itali.

      1. Me riformulimin e nenit 265 të Kodit tëProcedurësPenale, për të evituar qëndrimet joligjore dhe për t’i dhënë një kuptim më të drejtë dispozitës, ligjvënësi shtoi dy elementë të rëndësishëm: 1)së pari, u përcaktuanëmënyrë eksplicite se për pezullimin e afateve të paraburgimit, gjykata duhet domosdoshmërishtë shprehet me vendim pasi vetë shtyrja e seancësgjyqësore nuk është e mjaftueshme përefekttë pezullimit të afateve tëparaburgimit, nëqoftëse nuk ështëshoqëruar edhe me vendimin përkatëstë pezullimit tëkëtyre afateve; 2)së dyti, u përcaktua se kundër vendimit që pezullon afatet e paraburgimit mund të bëhet ankim në gjykatën me të lartëveçmas dhe jo së bashku me vendimin përfundimtar, duke garantuar në këtë mënyrë kontrollin e vendimmarrjes lidhur me pezullimin e afateve të paraburgimit.
    • Asnjë koment
    1. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut;

    A.    Raporte, opinion, rekomandime

    1. Udhëzues i nenit 5 të Konventës Evropiane tëtë Drejtave të Njeriut (fusha penale), azhurnuar më datë 30.04.2020.

     

    1. Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.
    1. Neni 5i KEDNJ-së;
    2. Kushtetuta;
    3. Kodi i Procedurës Penale.
  • Asnjë koment
  • A.    Vendime të Gjykatës Kushtetuese

    1. Vendimi Nr.199, datë 06.06.2001, Gjykata Kushtetuese Itali.

    B.     Vendime të Gjykatës së Lartë

    1. Vendimin Unifikues6, datë 11.11.2003, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë;
    2. Vendimi Nr.38, datë  11.2010, KPGJL;
    3. Vendimi Nr.592, datë 04.07.2007, KPGJL;
    4. Vendimi Nr.258495, datë 26.09.2013, Gjykata e Kasacionit Itali;
    5. Vendimi Nr.255902, datë 25.06.2013, Gjykata e Kasacionit Itali;
    6. Vendimi Nr.249157, datë 15.12.2010, Gjykata e Kasacionit Itali;
    7. Vendimi Nr.242628, datë 09.12.2008, Gjykata e Kasacionit Itali;
    8. Vendimi Nr.186, datë 26.10.2004, Gjykata e Kasacionit Itali;
    9. Vendimi Nr.501, datë 12.08.2003, Gjykata e Kasacionit Itali;
    10. Vendimi Unifikues Nr.222046, datë 26.06.2002, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali;
    11. Vendimi Nr.569, datë 23.11.2000, Gjykata e Kasacionit Itali;
    12. Vendimi Nr.277, datë 27.01.1993, Gjykata e Kasacionit Itali;
    13. Vendimi Nr.468, datë 12.11.1992, Gjykata e Kasacionit Itali;
    14. Vendimi Nr.652, datë 07.02.1992, Gjykata e Kasacionit Itali;
    15. Vendimi Unifikues Nr.219, datë 06.07.1990, Kolegjet e Bashkuara Gjykata e Kasacionit Itali.
    1. PaoloTonini, “Manuale di procedura penale”, Quindicesimaedizione, GiuffreEditore;
    2. Commenatario breve alCodice di Procedura Penale, nonaedizione, 2015, WoltersKluwer, CEDAM.
  • Asnjë koment
Nurjeta Tafa
Nurjeta Tafa