1Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqja e lirisë në çfarëdo lloj forme, kontrolli personal ose i banesës, prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi.
2Kërkesa për autorizim paraqitet kur plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në këtë Kod për kryerjen e veprimeve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Ajo shoqërohet me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar meprovat që mbështesin kërkesën e tij.
3Kur deputeti është arrestuar në flagrancë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin. Kur Kuvendi vendos heqjen e masës së arrestit në flagrancë, deputeti lirohet menjëherë.