KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 289: Lejimi për të kryer veprime

1Mosdhënia e autorizimit, sipas nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin që të kërkojë një masë tjetër sigurimi, sipas nenit 244, dhe as të procedojë ndaj tij ose personave të tjerë, ndaj të cilëve zhvillohen hetime për të njëjtin fakt.

2Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo kur nga hetimet rezultojnë fakte ose rrethana të reja, prokurori mund t’i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1, të nenit 288, të këtij Kodi.

3Heqja e masës së arrestit në flagrancë, sipas paragrafit 3, të nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin t’i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1 të nenit 288.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment