1Me marrjen e njoftimit për një vepër penale, policia gjyqësore, pa vonesë, por jo më vonë se 72 orë, i referon prokurorit, me shkrim, elementet thelbësore të faktit dhe elementet e tjera që janë mbledhur deri atëherë, duke treguar burimet e provës dhe veprimet e kryera, si dhe vë në dispozicion të prokurorit, për vlerësim, të gjitha aktet dhe provat e marra.
2Kur ka urgjencë dhe në rastet e krimeve të rënda, njoftimi bëhet menjëherë edhe me gojë, i cili nuk përjashton detyrimin për të referuar me shkrim.
3Me njoftimin, policia gjyqësore, gjithashtu, tregon ditën dhe orën në të cilën ka marrë dijeni për veprën penale.