KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 294: Sigurimi i burimeve të provave

1Edhe pas referimit të veprës penale policia gjyqësore vazhdon të kryejë funksionet e treguara në nenin 30, duke grumbulluar e fiksuar çdo element të vlefshëm për rindërtimin e faktit dhe për individualizimin e fajtorit. Ajo procedon sidomos:

apër kërkimin dhe fiksimin e sendeve dhe të gjurmëve të veprës penale, si dhe për ruajtjen e tyre dhe të vendit të ngjarjes për aq kohë sa kjo gjë është e domosdoshme;

bpër kërkimin dhe pyetjen e personave që janë në gjendje të tregojnë rrethanat e faktit;

cpër kryerjen e veprimeve të caktuara në nenet vijuese.

2Pas ndërhyrjes së prokurorit, policia gjyqësore kryen çdo veprim të urdhëruar ose të deleguar posaçërisht nga prokurori, si dhe kryen me iniciativë çdo veprim hetimor të nevojshëm dhe siguron burime të reja të provës.

3Kur kryen veprime që kërkojnë njohuri të posaçme teknike, me iniciativën e saj ose të deleguara nga prokurori, policia gjyqësore mund të caktojë ekspertë, të cilët nuk mund të refuzojnë detyrën e ngarkuar, pa shkaqe të ligjshme.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment