KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 306: Marrëdhëniet ndërmjet prokurorive të ndryshme

1Prokuroritë që procedojnë në hetime të lidhura bashkërendojnë punën midis tyre. Për këtë qëllim shkëmbejnë akte dhe informacione si dhe njoftime për udhëzimet që i jepen policisë gjyqësore. Ato mund të procedojnë edhe bashkërisht në kryerjen e veprimeve të veçanta.

2Hetimet e dy prokurorive të ndryshme quhen të lidhura:

anë rastet e bashkimit të procedimeve ose kur është fjala për vepra penale të kryera nga disa persona në dëm të njëri-tjetrit;

bkur prova e një vepre penale ose e ndonjë rrethane të saj ndikon mbi proven e një vepre penale tjetër ose të një rrethane tjetër;

ckur prova e disa veprave penale rrjedh, edhe pjesërisht, nga i njëjti burim.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment