1Ai që ka marrë dijeni se ndaj tij zhvillohen hetime, ka të drejtë të paraqitet te prokurori dhe të bëjë deklarime.
2Kur ai që paraqitet vetë e kundërshton faktin për të cilin procedohet dhe lejohet të parashtrojë shfajësimet e tij, veprimi i kryer barazohet me marrjen në pyetje.
3Zbatohen parashikimet e neneve 34/a dhe 38 të këtij kodi.
4Paraqitja vetë nuk pengon zbatimin e masave të sigurimit.