1Prokurori fton personin ndaj të cilit zhvillohen hetime të paraqitet kur do ta marrë në pyetje ose kur duhet të kryejë veprime që kërkojnë praninë e tij.
2Ftesa për t’u paraqitur përmban:
agjeneralitetet ose të dhëna të tjera personale që vlejnë për identifikim;
bditën, orën dhe vendin e paraqitjes;
cllojin e veprimit për të cilin është ftuar;
çparalajmërimin se prokurori mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm në rast mosparaqitje, pa patur pengesë të ligjshme;
dletrën e të drejtave në formë të shkruar, sipas nenit 34/a të këtij Kodi.
3Ftesa përmban edhe parashtrimin e përmbledhur të faktit që rezulton nga hetimet e bëra deri në atë çast.
4Ftesa njoftohet të paktën tri ditë para asaj që është caktuar për paraqitje, me përjashtim të rasteve të ngutshme.