1Prokurori, kur do të kryejë kontroll ose sekuestrim njofton të pandehurin që të jetë i pranishëm së bashku me mbrojtësin e zgjedhur dhe, kur nuk e ka këtë, cakton një mbrojtës kryesisht.
2Kur i pandehuri dhe mbrojtësi i tij janë njoftuar rregullisht, por nuk janë të pranishëm pa shkak të arsyeshëm, caktohet një mbrojtës kryesisht. Kjo gjendje pasqyrohet në procesverbalin përkatës.