1Prokurori, kur procedon në veprime, për të cilat kërkohen njohuri teknike, mund të caktojë ekspert, sipas parashikimeve të nenit 179 të këtij Kodi. Eksperti nuk mund të refuzojë detyrën pa shkaqe të ligjshme.
2Eksperti mund të autorizohet nga prokurori që të asistojë në veprime të veçanta hetimore.
3Kur verifikimet teknike kanë të bëjnë me persona, sende ose vende, gjendja e të cilëve është ndryshuar, prokurori lajmëron të pandehurin dhe mbrojtësin, viktimën dhe përfaqësuesin e tij për ditën, orën dhe vendin ku do të kryhet veprimi.