1Prokurori mban procesverbal:
apër kallëzimet dhe ankesat e paraqitura me gojë;
bpër këqyrjet, kontrollimet dhe sekuestrimet;
cpër marrjen në pyetje dhe ballafaqimet me të pandehurin;
çpër të dhënat e marra nga personat që tregojnë rrethana të dobishme për qëllime te hetimit;
dpër verifikimet që kanë të bëjnë me persona, sende ose vende, gjendja e të cilëve është ndryshuar.
2Veprimet dokumentohen gjatë kryerjes së tyre ose menjëherë më pas, kur ekzistojnë rrethana të pakapërcyeshme që pengojnë dokumentimin aty për aty.
3Akti që përmban marrjen në dijeni për veprën penale dhe dokumentacioni që lidhet me hetimet, si urdhërat e porositë për policinë gjyqësore, kërkesat drejtuar gjykatës, njoftimet, etj., ruhen në një fashikull të posaçëm në sekretarinë e prokurorisë së bashku me aktet e ardhura nga policia gjyqësore.