1Janë oficerë të policisë gjyqësore:
adrejtuesit, inspektorët dhe pjesëtarë të tjerë të policisë së Ministrisë së Rendit Publik, të cilëve me ligj të veçantë u njihet një cilësi e tillë;
boficerët e policisë ushtarake, të policisë financiare, pyjore dhe të çdo policie tjetër, të cilëve me ligj të veçantë u njihet një cilësi e tillë.
2Janë agjentë të policisë gjyqësore:
apersoneli i policisë së rendit, të cilit me ligj të veçantë i njihet një cilësi e tillë;
bpersoneli i policisë ushtarake, i policisë financiare dhe i çdo policie tjetër të njohur me ligj, kur janë në shërbim.
3Janë gjithashtu oficerë dhe agjentë të policisë gjyqësore, në caqet e shërbimit që u është besuar dhe sipas atributeve përkatëse, personat, të cilëve me ligj u njihen funksionet e parashikuara nga neni 30.