1Policia gjyqësore përgjigjet përpara prokurorit për veprimtarinë e kryer prej saj gjatë procedimit penal.
2Policia gjyqësore kryen detyrat që i janë caktuar nga prokurori dhe e njofton atë menjëherë mbi rezultatet e tyre.
3Oficerët e seksioneve dhe shërbimeve nuk hiqen nga veprimtaria e policisë gjyqësore, përveç rasteve të parashikuara në ligj.
4Gjykatat dhe prokuroritë disponojnë drejtpërsëdrejti personelin e seksioneve dhe mund të shfrytëzojnë çdo shërbim të policisë gjyqësore.