1Kur pas vendimit të pushimit të akuzës ose çështjes dalin ose zbulohen të dhëna apo prova të reja, të cilat tregojnë se vendimi nuk është i bazuar, ai mund të revokohet nga gjyqtari i seancës paraprake me kërkesë të prokurorit, të viktimës ose trashëgimtarëve të saj. Kërkesa, së bashku me aktet dhe provat e reja, depozitohet në sekretarinë e gjykatës.
2Kërkesa shoqërohet me provat e reja me pasojë mospranimi.
3Kërkesa shqyrtohet në dhomë këshillimi. Kur vendos pranimin e kërkesës, gjykata revokon vendimin e pushimit dhe i kthen aktet prokurorit, i cili rifillon hetimet.
4Në përfundim të hetimeve, kur nuk procedon sipas neneve 328, 329/a, 406/a ose 406/dh, të këtij Kodi, prokurori paraqet në gjykatë kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq.