KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 330: Detyrimi i ankuesit me shpenzimet dhe dëmet

1Kur pushimi i çështjes bëhet për shkak se fakti nuk ekziston, personi i dëmtuar, me ankimin e të cilit ka filluar procedimi, ngarkohet me pagimin e shpenzimeve të procedimit të bëra nga shteti.

2Ankuesi ngarkohet edhe me shpenzimet e bëra nga i pandehuri dhe i padituri civil, kur ata i kërkojnë këto, si dhe me shpërblimin e dëmit.

3Kur çështja është pushuar për shkak të tërheqjes së ankimit, shpenzimet i ngarkohen ankuesit, përveç rastit që në aktin e tërheqjes është parashikuar me marrëveshje që ato të jenë tërësisht ose pjesërisht në ngarkim të atij kundër të cilit është bërë ankimi.

4Shpenzimet dhe dëmet caktohen nga prokurori. Kundër vendimit të tij mund të bëjnë ankim në gjykatë, viktima, i pandehuri dhe i padituri civil.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment