1Kur nuk procedon sipas neneve 328, 329/a, 400, 406/a ose 406/dh të Kodit, prokurori kërkon dërgimin e çështjes në gjyq.
2Kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq është e pavlefshme kur nuk respektohen përcaktimet e paragrafëve 2, 3 dhe 4, të nenit 327, të këtij Kodi.
3Kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq përmban:
agjenealitetet e të pandehurit dhe të viktimës, kur është e mundur, si dhe çdo element tjetër që shërben për identifikimin e tyre;
bparashtrimin e faktit penal dhe cilësimin juridik të veprës penale;
cburimet e provës dhe faktet që ato u referohen;
çkërkimin që gjyqtari i seancës paraprake të vendosë dërgimin e çështjes në gjyq;
ddatën dhe nënshkrimin e prokurorit.
4Kërkesës së prokurorit i bashkëlidhen aktet dhe provat që përmban fashikulli i hetimeve, duke përfshirë edhe aktet e kryera para gjyqtarit të hetimeve paraprake, si dhe provat materiale, përveç rastit kur ato ruhen në vend tjetër.