KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 7905
Neni 332-f: Depozitimi i fashikullit të gjykimit
Vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq, së bashku me fashikullin e gjykimit dhe me aktet e masave të sigurimit, depozitohen pa vonesë në sekretarinë e gjykatës kompetente dhe në çdo rast jo më vonë se 10 ditë.