1Kur gjykata vendos dërgimin e çështjes në gjyq, pasi dëgjon palët, përcakton aktet që duhet të përmbajë fashikulli i gjykimit.
2Fashikulli i gjykimit përmban:
aaktet që i përkasin kushteve për ushtrimin e ndjekjes penale dhe kërkesave për pranimin e padisë civile;
bprocesverbalet e veprimeve të papërsëritshme, të kryera nga policia gjyqësore dhe prokurori;
cprocesverbalet e veprimeve të kryera për sigurimin e provës dhe të atyre të plotësuara jashtë shtetit në ekzekutim të letërporosisë;
çdëshminë e penalitetit dhe dokumente të tjera që lidhen me personalitetin e të pandehurit dhe identifikimin e tij;
dprovat materiale dhe sendet që i përkasin veprës penale, kur nuk duhet të ruhen në vend tjetër;
dhprocesverbalet për veprimet e këqyrjes, njohjes dhe eksperimentit hetimor;
eaktet e ekspertimit;
ëprocesverbalet e provës të procedimeve të tjera të lidhura;
fprocesverbalet dhe regjistrimet e përgjimit të bisedimeve e komunikimeve;
gçdo akt tjetër të rëndësishëm për gjykimin.
3Kopjet e këtyre akteve dhe provat e tjera të marra gjatë hetimeve paraprake qëndrojnë në fashikullin e prokurorit.
4Në rastet e parashikuara nga shkronjat “b” dhe “c”, të paragrafit 1, të nenit 332/dh, fashikulli përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak dhe ato të kryera gjatë seancës paraprake.