1Për rastet që kërkohet sigurimi i provës, kryetari me kërkesën e palëve urdhëron marrjen e provave, të cilat më vonë rrezikohen të mos merren, duke respektuar rregullat e parashikuara për shqyrtimin gjyqësor.
2Për ditën, orën dhe vendin e caktuar për marrjen e provës lajmërohen, të paktën njëzet e katër orë përpara, prokurori, i pandehuri, viktima dhe mbrojtësi.
3Procesverbalet e veprimeve të kryera përfshihen në fashikullin e shqyrtimit gjyqësor.