1Gjykata vendos që shqyrtimi gjyqësor ose disa veprime të tij të zhvillohen me dyer të mbyllura:
akur publiciteti mund të dëmtojë moralin shoqëror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit, në qoftë se një gjë e tillë kërkohet nga organi kompetent;
bkur nga ana e publikut ka shfaqje që prishin zhvillimin e rregullt të seancës;
ckur është e nevojshme të mbrohet siguria e dëshmitarëve ose e të pandehurve;
çkur gjykohet e nevojshme në pyetjen e të miturve si dëshmitarë;
dkur viktima e përcaktuar në nenin 58/b, të këtij Kodi, kërkon të zhvillohet me dyer të mbyllura.
2Shqyrtimi gjyqësor zhvillohet gjithmonë me dyer të mbyllura kur:
agjykohen të miturit;
bgjykohen të pandehur të rritur, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale ndaj të miturve si viktimë, pavarësisht moshës së viktimës gjatë gjykimit.
3Vendimi i gjykatës për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura revokohet kur pushojnë shkaqet që e sollën atë.
4Kryetari i trupit gjykues informon personat që marrin pjesë në një gjykim me dyer të mbyllura për detyrimin që kanë për të mbajtur konfidencial informacionin e mësuar në seancë.